Këta janë 2 deputetët e PD që refuzojnë të djegin mandatin
Pasi të gjithë deputetët e PD dhe LSI vendosën të djegin mandatet, edhe PDIU ka konfirmuar këtë veprim.
Me përjashtim të deputetit Lefter koka nga radhët e LSI, janë zbuluar edhe dy emrat nga radhët e demokratëve që nuk i kanë djegur ende mandatet, ashtu si kolegët e tyre brenda PD.
Bëhet fjalë për Rudina Hajdarin, vajzën e Azem Hajdarit, një prej themeluesve të PD dhe deputetit të Lushnjes Myslim Murrizi, të cilët nuk e kanë firmosur djegien e mandatit.
Hajdari ka rrëfyer për “Panorama”:
Nesër do vij në Shqipëri dhe shumë shpejt do të bëj publik qëndrimin tim”.
Murrizi nuk e ka pranuar të heqë dorë nga mandati i tij. Ende nuk dihen arsyet, por mësohet se ai është shprehur kundër djegies së mandateve në mbledhjen e Grupit të PD-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



