Këtu i dobëti e ha, se i forti del palagur gjithnjë.
Besjan Pesha

Arrestuan djalin e Gimit, e more vesh?
– E mo mirë ja bënë legenit. Pinte hashash aty te hyrja e pallatit, na qelbte.
– Po gjynah ta arrestosh për një cigare apo jo?
– Ka shtet tani, nuk të falin. Haha ska më tani.
– Po për Tahirin ça mendimi ke? Sikur e ka shkelur pak me ata Habilajt apo jo?
– Tani, shkelur e ka ai, po kush është dënuar në Shqipëri që të dënohet ai? Ë? Ndaj është politike ajo e atij.
– Si kush është dënuar? Djali i Gimit mo sapo u dënua për një cigare hashash. Ti më thua që Tahiri për qindra tonelata nuk duhet të dënohet? Si i vete kjo?
– Si bën dhe ti sikur nuk jeton në Shqipëri. Po këtu i dobëti e ha, se i forti del palagur gjithnjë.
– Po ti je i fortë apo i dobët?
– I dobët.
– Po pse mban krahun e të fortit atëherë????
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



