Kryeministri Edi Rama është mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin Opinion përballë një paneli gazetarësh.
Gjatë bisedës në studio, Rama është ‘kapur’ me gazetarin Andi Bejtja pasi ky i fundit duke komentuar një artikull të gazetës gjermane ‘Bild’ tha se në Shqipëri nuk është bërë asnjë rrugë në 6 vite.
Menjëhërë iu kthye Rama i cili i tha se kur nuk kishte rrugë si kishte ardhur ai në emision, ndërkohë moderatori Fevziu i bënte thirrje gazetarit të mos intimidohej.
PJESË NGA DEBATI:
BEJTE: Këtu në 6 vite nuk është bërë asnjë rrugë
RAMA: Më keni thirrur mua të flasim për Bildin apo.
BEJTE: Jo po meqë e bëri Fevziu thash dhe unë
RAMA: Po mirë kur ska rrugë në Tiranë me ca erdhe ti
BEJTE: Jo s’ thash në Tiranë po s’ka rrugë
RAMA: Me ca erdhe ti këtu kur s’ ka rrugë. Apo nga kulla në kullë
FEVZIU: Mos u intimido o Bejte



