Kikia “shpërthen” ndaj gjyqtarëve: Treguat se jeni nëpunësa
Mos u fshihni si skutha
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër ndaj trupës gjykuese të Apelit, e cila riktheu për gjykim në Gjykatën e Faktit çështjen e vulës së PD-së.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kikia thotë se gjykatësit prej kartoni po i fshihen përgjegjësisë si skutha duke zvarritur opozitën.
Sipas tij, vendimi i sotëm dëshmoi se nga ndryshon një gjykatës i vërtetë nga ca nënpunës gjyqësorë.
“Tetë orë për të treguar se sua mban të marrin një vendim.
Gjykatës kartoni!
Hidh e prit!
Të tërheqësh zvarrë opozitën në një vend ku një parti qeveris e vetme prej 3 mandatesh çdo hallkë e çdo qelizë pushteti, është një krim kundër demokracisë. Është një krim kundër shoqërisë.
Nuk ka rëndësi kujt ia jepni atë dreq vule, por ndajeni historinë, merreni një vendim e dilini për zot si “burrat”, mbrojeni atë vendim nëse ka qenë i juaji. Por mos iu fshihni përgjegjësisë si skutha.
Të jesh gjykatës nuk do të thotë të lexosh e zbatosh me korrektesë nenent e Kodit Penal, por edhe të kuptosh rëndësinë që ka vendimi jot në një moment të caktuar.
Sot gjykatësit që kishin në dorë çështjen e vulës së PD-së dëshmuan se nga ndryshon një gjykatës i vërtetë nga ca nëpunës gjyqësorë”, shkruan ai./ CNA.al

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



