Kim i shkon në zyrë Begajt
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj.
Kim e ka falënderuar Presidentin për pritjen që Shqipëria organizoi ndaj Samitit të përbashkët mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.
“Faleminderit President për mundësinë për t’i shprehur urimet për pritjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Hera e parë që ky Samit mbahet jashtë Brukselit. SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm, përfshirë reformën në drejtësi, për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.
Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022, si aleatë të NATO-s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe miqtë më të mirë që sollën marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së në nivele të larta historike. Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin në demokraci, mbrojtje dhe biznes”, është shprehur Kim
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



