Kim Kardashian zbulon kartolinën e Krishtlindjeve me fëmijët e saj protagonistë
Kim Kardashian sapo ka treguar për fansat kartolinën e përvitshme të Krishtlindjes. Është më e bukur se vitet e tjera, pasi në të shfaqet Saint dhe North. Kim do tregojë çdo ditë një foto, deri me 25 dhjetor. Dy fotot e para ishin të djalit të saj Saint, i cili ishte afër disa dhuratave dhe pak më larg kishte një pemë gjigande.

Fotoja e dyte ishte një foto ku protagonist kishte North, vajzën e saj e cila kishte ngritur kokën lart për të parë Kim.

Fotot ishin të bëra nga Eli Linnez dhe quhen ’25 ditët e Krishtlindjeve’.

Kim gjithashtu ka ndarë foto të bashkëshortit Kanye me Eddie Murphy dhe Chriss Rock.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


