E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kim Mehmeti/  Kryeministri i mëmëdheut tonë është Linda Morina
Sot

Kim Mehmeti/ Kryeministri i mëmëdheut tonë është Linda Morina

Shkrimtari Kim Mehmeti ka goditur fort, duke e krahasuar kryeministrin Edi Rama me “yllin” e muzikës rapsodike popullore Linda Morina e njohur për hitin e saj “Unë jam bomba”.

Këtë opinion të tij, Kim Mehmeti, shkrimtarit shqiptar nga Maqedonia, i ardhur në Tiranë për panairin e librit, e ka shprehur në një intervistë për Ora News.

“Kryeministri i mëmëdheut tonë është Linda Morina sepse më të rëndësishme ka spektaklin, veshjen, të merret me kazanin, gatim i të cilit është edhe vetë”, ka thënë Mehmeti duke nënvizuar se duke qenë sipërfaqësor ai nuk ngre pyetjet që i interesojnë mbarë kombit shqiptar.

“Kur vjen kryeministri i Shqipërisë në Maqedoni shkon takohet me kryetarin e BDI-së e PDSH-së. Hanë një drekë në Shkup, një drekë në Tetovë dhe kthehet në Shqipëri se shqiptarët janë në rregull. Kur vjen Kryetari i Serbisë në Kosovë, takohet me zyrtarët që është rregull, takohet me një prift me intelektualët. Kur kryeministri i Shqipërisë ka ardhur në Maqedoni dhe është takuar edhe me ndonjë intelektual shqiptar që të informohet”,  ka kujtuar Mehmeti duke përmendur se Tirana zyrtare është kujdesur e fundit për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.