Kim Mehmeti:Shtetet e BE-së nuk u kanë asnjë faj shqiptarëve pse ata nuk arritën të dalin nga varfëria, pse ata ndërtuan shtete të korruptuara e ‘hajnokrate’
“Pa dyshim se shtetet e BE-së nuk u kanë asnjë faj shqiptarëve pse ata nuk arritën të dalin nga varfëria, pse ata ndërtuan shtete të korruptuara e ‘hajnokrate’, por gjithashtu, nuk ka dyshim se mosdhënia e statusit kandidat për anëtarësim në BE Shqipërisë, ka të bëjë edhe me atë se në këtë Evropë me vlera të larta civilizuese, nuk mungojnë as strereotipet, as standardet e dyfishta e as paragjykimet fetare.
Andaj ka qarqe evro-perëndimore, të cilave posa ua përmend shqiptarët, atyre përnjëherë u faniten ardhacakët që do ua pushtojnë lagjet për të mos u kthyer kurrë atje nga kanë ardhur, apo edhe “orientalistë” të pa civilizuar, të cilët nga ana e brendshme e qafores kanë të qëndisur çerekhënën dhe para së të kërkojnë hotel për t’u vendosur, do kërkojnë xhami për t’u falur.
Përndryshe, a ka ndonjë ekspert evropian i cili do mund të shpjegojë se ç’është ajo – nëse nuk llogaritet kryqi – e që i bënë më evropiane se Shqipërinë disa shtete të këtij Ballkani, e të cilat që moti janë anëtare të BE-së!?” (Kim Mehmeti)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



