E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kinezi i Rinasit dhe kinezi i Kroacisë
Sot

Kinezi i Rinasit dhe kinezi i Kroacisë

Ka tre ditë që e gjithë vemendja e armatës madiatike qeveritare është që tu mbushin mendjen shqiptarëve që grabitjen spektakolare në aeroportin e Rinasit që konsiderohet si zona më e sigurtë në vend t’ua përcjellë si përgjegjësi pronarëve aktualë të aeroportit që është një sipërmarrje kineze.

Të gjithë tamburet e rrjeteve sociale me emra të vertetë dhe anonimë, në prlament e në rrugë janë orientuar për të fajësuar kinezin që ka aeroportin sikur ai të ishte shteti brenda shtetit, sikur ai ta kishte organizuar vetë këtë grabitje që të “rregullonte imazhin” e biznesit të tij, sikur ai të kishte në dorë gjithçka.

Ky është njëri nga standartet e Kryeministrit Rama dhe i qeverisë që ai drejton.

Heqja e çdo lloj përgjegjësie ndaj një skandali i cili ka cënuar aspak më shumë se sa sigurinë kombëtare kur njerëz me maska kaluan gardhin e aeroportit dhe u ndalën tek barku i një avioni morën çfarë donin të merrnin dhe lanë çfarë donin të linin dhe ikën në drejtim të paditur, e bën sa qesharke qeverinë dhe strukturat e saj policore e hetuese aq sa e vesh atë me një përgjegjësi dyfishe edhe për ngjarjen por edhe për strategjinë për të fshehur pergjegjësit e vertëtë.

Akuza e rëndë që i bëhet një biznesi duke e shkarkuar totalisht përgjegjësinë e agjensive ligjzbatuese të vendit eshte një mënyre e frikshme e drejtimit “demokratik” të një qeverisje të një vendi.

Gjatë të premtes në Kroaci u zhvillua një samit i Kinës me vende të Ballkanit dhe Europës dhe aty shikuam pastër standartin tjetër të kreut të qeverisë shqiptare.

Ai si një specialist i manipulimit dhe shtirjes ju turr kreut të qeverisë Kineze dhe me një servilizëm megalloman i kërkonte heqje vizash për shqiptarët, heqje kufizimesh për tregtinë e vajit, mjaltit ect ect….

Ndërkohë në Europë po shtohen thirrjet për venjen e vizave për shqipëtarët e ai shikon nga Kina…..

Ky është një standarit i dyfishtë i një Kryeministri që vetem 24 orë më parë i turrej koncesionarit Kinez me libër shpie, sot ndryshon totalisht kah, dhe shikonim një fytyrë lutësi e manipulatori që i lëpihej ashpër Kryeministrit kinez.

Më këtë të Rinasit e ka kollaj, leshon Xhaçkën dhe Ballukun,  kurse me atë që po shtron “rrugën mendafshit” duhet ti rrijë gatitu si paraardhësit e tij. Eshtë bërë për të ardhur keq, por edhe i janë rralluar shumë miqtë ndërkombëtarë….ska faj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.