Kishte pranifikuar koncert në Kinë, por ata e dënojnë
Kemi dëgjuar shpeshherë për ndalimet që i janë bërë Rihanna-s, Lady Gaga-s, Beyonce-s, në vende të ndryshme dhe në Kinë, por këtë herë ka qenë Katy Perry ajo që e ka pësuar.
Të hënën pritej që Katy Perry të performonte në Victoria’s Secret Fashion Show në Shanghai, por autoritetet kineze i kanë mohuar asaj vizën dhe e kanë ndaluar kategorikisht të shkelë në territorin kinez.
Sipas shtetit kinez, performanca e Katy-t në 2015-ën, ku ajo shfaqej me një luledielli ka fyer rëndë popullin kinez, kjo sepse në Kinë, luledielli u përdor në 2014-ën si simbol i protestës kundër marrëveshjes tregtare dhe përdorimi nga ana e Perry-it ka inatosur autoritetet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


