E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo eshte CV e Kandidatit per President te FSHF – Shako – shakaxhiut…
Sot

Kjo eshte CV e Kandidatit per President te FSHF – Shako – shakaxhiut…

Nga Adriatik R Dosti

…Une po ju a bej publike, ju lexojeni…vleresojeni ose jo…e pastaj ne dac zgjidheni Shakon ne krye te FSHF e te futbollit shqiptar …ne dac abandonojeni e ne dac futeni edhe ne burg po te doni ok…

….Me origjine eshte nga Vlora dhe eshte i biri i ish funksionarit te larte te Ministrise se Mbrojtjes se Shqiperise ne kohen e diktatures Mikado Shakohoxhes…

…Ka kryer studimet ne ILKF me te njejtin nivel e me te njejtat nota si ish ministria e arsimit e sot kryetarja e Parlamentit te Shqiperise …Lindita Nikolla ku mesatarja 5.5 do ishte nje lloj mbajtje me hater …e kulmi eshte se e mbaroj ILKF pa u profilizuar ne asnje lloj sporti e pa punuar kerkundi as edhe 1 ore te vetme qofte edhe si Mesues i edukimit fizik…kaq i pa afte hyri e doli nga ajo shkolle…

…Ishte studenti me i trashe qe kam hasur ne jeten time dhe ne e kalonim vetem fale nderyrjeve te vazhdueshme ”miqesore” qe bente tek ne i Ati i tij…me tregonte vite perpara per Shakon …i pa harruari Mico Papadhopulli…nje nga petagoget e tij…

…Aksidentalisht njeriun qe se lidhte kerkundi asgje me sportin pervecse diplloma qe kish marre ne ILKF…miku e kolegu im i mire e shume i hershem Lirim Zalla e afron ne RTVSH…e ketu nis edhe aventura e shakaxhiut te sportit shqiptar…

Ehhhh mor Lirim djali …c’dem te pa llogaritshem pa dashjen tende qe i ke bere sportit shqiptar sa qe nuk ka zot qe te ta fale mekatin -Shako…

Nis e komenton pa patur fare haber as nga futbolli e as nga ndonje sport tjeter … pa lexuar kurre nje liber sportiv, pa patur ne biblioteken e tij te shtepise kurre nje botim sportiv…pa shfletuar nje reviste sportive e fale ketij inventari te munguar njerezor e profesional keput mufka e budallalleqe pa fund gjate komenteve te tija dhe njerezit dhiten gazit…se dynjaja gallate do…nderkohe qe ketij koqes se lindur i dukej se fale traplliqeve qe nxirrte nga goja behej perdite e me interesant e me i dashur per publikun…

Dhe besojeni ose jo…Shako – shakaxhiu qe sot kerkon te behet President i futbollit shqiptar kurre ne jeten e tij nuk ka shkruar e publikuar qofte edhe nje shkrim profesional sportiv, futbollistik…nje analize, koment a opinion…pa lere me pastaj te guxosh e te thuash …ndonje liber a botim special dedikuar sportit …qe ti rregullonte te pakten disi CV …e jo per ndonje gje tjeter ore joooo..

….I hyn arkivit sportiv te RTVSH dhe ben kerdine ne te…e vjedh, e bastis dhe e degjeneron duke ju shitur lojtareve shqiptare qe aso kohe [behet fjale per fillim vitet 90] kerkonin fatin e tyre jashte Shqiperise kaseta video me cmime qe nisen me 50 marka e perfunduan me 1.500….

Largohet nga RTVSH e fillon pune si i preferuari i A.Takajt ne TV Arberia …e ketu vazhdon zanatin …nis e ju ve gjoba atyre qe ftonte ne studion e vet sportive…vazhdon e shet video – kaseta…sulmon kundershtaret e tij permes emisionit te tij sportiv e ben mish – mash me poshtersite e veta nje dynja te tere….

Me pas puqet me tipin e si ngjashem te tij e te sapo ardhur ne futbollin shqiptar Armando Duken…me te cilin rrugeton per disa vjet duke bere se bashke dhjetera matrapazlliqe e xhambazlliqe ne kurriz te futbollit shqiptar sa qe edhe po te tregohen ne origjinal e ashtu sic kane ndodhur veshtire te besohen dot…

Ne Digitalb ku aksioneri kryesor ishte Armandua …shefi i madh na emerohet pikerisht Shakua e jo rastesisht…dhe nisin ne Supersport telenovelat shijakso-vlonjate Duka – Shako…

…Shako shef i Supersportit por Shako edhe ”shkuesi” i lojtareve qe kerkonin te vishnin fanellen e Kombetares se Shqiperise …dhe mjafton vetem rrefimi publik i Xherdan Shaqirit ne Swiss sport zeitung …per parate qe ju kerkoj Shakua me porosi nga Bossi i madh i FSHF dhe no coment…pa harruar edhe Shakon -pelivan qe Duka e emeroi edhe si menaxher te disa lojtareve te kombetares se Shqiperise… pa harruar edhe poshtersite pa fund qe Shako – Shefi i Supersportit beri nder vite ndaj kolegeve e vartesve te tij aty ku punoi se bashku me ta…

…Dhe nisin edhe udhetimet e mjaltit Shako – Duka sa ne Barcelone e Rome aq edhe ne Moske e ne Xhamite e Teheranit…

Dhe na shfaqet Shakua edhe ne nje foto me tre ushtare serbe e me tre gishtat lart ne Beograd …nderkohe qe vetem 1 ore perpara futbollistet e kombetares se Shqiperise kishin pare vdekjen me sy vetem nja 200 metra me larg ne ate stadium fashisto-serb ne ate 14 tetor te 2014…

…E nis ky fare Shakoje …edhe ca emisione ”patriotike” me ballist Morinen qe nga patriot na e shnderron ne Vincier e nga Hero e con ne arrest e ne person te shume kerkuar duke ja rrezikuar jeten shume seriozisht…

…E na shfaqet serisht Shakua si njeri nga triumfatoret e France 2016…e si lab tipik qe eshte …ne vendin e pare te autobuzit dy katesh qe shetit kombetaren tone neper Tirane …ulet ai e kerkush tjeter …e kete vend Shakua nuk ja leshon as Dukes, as De Biazit e as kapitenit Lorik Cana…duke e permbyllur triumfin e tij Shako-labi me nje Plis ne koke …e duke uleritur ne mikrofon ne shkallet e UT ….kush s’kercen nuk eshte shqiptar o hej o hej…dhe me shume hidhej perpjete Shakua se sa Sadiku qe kish shenuar te vetmin e te parin gol kuq e zi per Shqiperine ne nje europian…

…Dhe vjen nje dite qe miqte e ortaket per koke qe c’nuk kishin bere ne kurriz te futbollit shqiptar e ne favor te xhepave te tyre…per disa vite me radhe…Duka e Shakua prishen, zihen, sherrosen, e divorcohen…por edhe te dy aman ruhen fort qe te mos i nxjerrin njeri tjetrit te pa larat ne pazar…se atehere hajde gjeje po deshe vazhdimin e fillit te historive te pista pa fund te tyre….

…Dhe na kthehet Shakua tek gjaku i te pareve te tij e i familjes se tij…e hop na behet mik per koke me vellezerit Rama…Edin & Olsin…por behet mik edhe me Erion Veliajn…Bracen, Finon…Prodanin …G.Demin etj etj …te gjithe keta te njohur minimumi si armiq te betuar e kundershtare te eger te Armando Dukes qe c’nuk bejne per ta rrezuar nga froni e per ti marre FSHF…

Dhe na shfaqet Shakua ne komentet e tij si nje tifoz i cmendur i Partizanit te tyre …aq sa kur luan Tirana – Partizani ju thote shikuesve te Supersportit te tij se…dihet se kush do fitoje sot…pasi partizanet gjithmone i kane mundur gjermanet…e kete ma konfirmoj edhe kryeministri Rama teksa vinte ne stadium per te pare kete ndeshje [???]…

E na uleret e na perlotet Shakua kur u inagurua Air Albania …saqe ne mos permbajtje e siper na thote publikisht se…e shikoni kete stadium…me i miri ne Europe eshte…dhe kete enderr na e beri realietet vetem nje burre i madh kombi si Edi Rama e kerkush tjeter…[???]…o zot cfare stadiumi e cfare fushe vazhdon torollaku ne mikrofon…kur edhe Bufi e pa qe ajo vetem fushe futbolli nuk ishte…

E nderkohe ne fushe e prane pankines se Partizanit shfaqet Olsi …e ketu Shakua e humbet fare dhe vendos ta shkrije talentin e tij…duke bertitur…hej o njerez mbani frymen…shikoni sec po ndodh sot ketu…Partizanin do ta drejtoje ne kete ndeshje kunder rivaleve te tij te perhershem…nje gjeni i sportit …nje vizionar …nje keshtu e nje ashtu etj etj…dora vete Drejtori i tij teknik Olsi Rama…ja pra qe edhe prej tij futbolli eshte loja me e bukur ne bote [ ???]…

…E pas kesaj na del Shakua e na ben nje deklarate se ka vendosur te ndahet perfundimisht nga sporti e se do ti hyje nje lloj zanati tjeter dhe ja tek ben publik faktin se eshte CEO …ne krye te nje shoqerie fluturimesh ajrore [???]…pra nga Toka ne Ajer pelivani Shako…

…Dhe jo rastesisht ne inagurimin e Aeroportit te Kukesit ne radhen e pare te te ftuarve personale te Rames ja tek na shfaqet i ulur edhe ”Piloti” i ri Shakohoxha…[???]…

E sakaq shqiptareve besoj se ju ka ardhur ne maje te hundes Shakua cmendarak teksa ju del neper ekranet e tv shqipfolese here si maniak veshjesh e xhinsesh…here si kapiten Jahti qe rrefen historira komike…here si shperndares Picash qe te lene goje hapur…here si peshkatar diku andej nga Himara e here si amvise e guzhinier classi qe e qan Rizzoton italiane etj etj…ndaj dhe te gjithe jo me kot e therrasin Shako – shakaxhiu …

…Dhe kur me ”veshtiresi” tha se u shkeput nga futbolli pasi transmetoi edhe nja 5-6 ndeshje nga europiani i vjetem…e te gjithe po prisnin Shakon pilot a Shef i atyre qe pilotojne a sigurojne kompanite ajrore te fluturimeve…ja tek na rishfaqet perseri Shako-shakaxhiu prane futbollit…

E kete radhe e ka zene fort inati me ish Bosin e tij te djeshem Armandon dhe ka vendosur ta sfidoje e ta konkuroje per kreun e FSHF a per postin e Presidentit te futbollit shqiptar ne zgjedhjet e 2 marsit 2022 …

A keshtu i thote mendja e tij debile e me nja 30 vjet vonese ne gjykim…a e kane shtyre e futur te tjeret qofte edhe per gallate …a deri ne kete fare derexheje eshte katandisur futbolli yne kombetar sa qe arrin edhe Shakua te pretendoje per te qene si drejtues ne krye te tij…etj etj…hajde gjeje po deshe…

Ndaj ruani mendjen e kokes o milet e vecmas ju pjesa sportive dhe komuniteti i futbollit tone …se sipas meje [ nuk gaboj hic fare] …me mire do ishte ta linit futbollin tone e FSHF pa drejtues e pa president se sa te votonit ne krye te tij nje te marre te lindur qe edhe dy jete te kete kurren e kurres nuk ka per te patur dot as nje cerek mendje sagllam…

Ka edhe shume historira, aventura…por edhe pislliqe e poshtersira pa fund CV e Shako -shakaxhiut …teksa mu kujtuan keshtu Flash tek e pashe mbreme ne debatin e tij histerik e me nivel zerro [0] …tek Procesi Sportiv aq sa arriti ti thote mikut e kolegut tim te mire e te hershem e njerit prej gazetareve sportive me te mire te vendit e nder me profesionistet e ketij zanati…Gezim Sinematit…se une s’kam punuar kurre per Duken por kam qene Shef …madje edhe Shefi yt [???]….hahaha sa qesha …dhe jam mese i sigurte dhe e di fort mire se si do jete ndjere Sinemati ne ato momente…sepse une e Sinemati e kemi nisur se bashku rrugetimin tone ne gazetarine sportive te pakten qe nga fillimi i viteve 80…pikerisht atehere kur i Ati i tij [ i Shakos] ….Mikadua me emer japonez e mesonte Dritanin e vogel lab me shall pionieri te kuq ne qafe se si te nderonte edhe me grushtin lart…e te bertiste neper shtepi ..Parti – Enver jemi gati kurdohere…

Ruajna zot nga te marret…e megjitheate jeta vazhdon te jete e bukur dhe interesante se nderthuret edhe me budallenj te tille qe ja prishin disi ritmin e monotonine e zakonshme rutine teksa te hyjne tangent e te kalojne prej shalesh sic themi ne ne gjuhen e futbollit… tipa te tille …ja pikerisht keshtu si puna e ketij shakaxhiut Shakohoxha….

Zot o zot mbaj doren …e sidomos mendjen Shakos…please !….se te tjerat rregullohen…ok…

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.