E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo është kandidatja e  grupit të Alibeajt për Patosin/ Emri
Politikë

Kjo është kandidatja e grupit të Alibeajt për Patosin/ Emri

Pranvera Rizai është kandidate e grupit të Alibeajt, për kryetare bashkie në Bashkinë Patos.

Sipas njoftimit në rrjete sociale. Ajo është, mësuesja Pranvera Rizai.

Kandidatja e “vulës” për Patosin/ Emri

Znj. Rizai rrjedh nga një familje e nderuar dhe e persekutuar gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ajo mban postin e kryetares së LDG-së së Patosit.

Pranvera Rizai është anëtare themeluese e degës së PD-së në Patos dhe njihet për kontributin e saj edhe si anëtare e Këshillit Bashkiak. Ajo ka përfunduar studimet në degën e mësuesisë dhe ato pasuniversitare për Menaxhim Arsimi në UT. Prej shumë vitesh znj. Rizai ushtron profesionin e mësueses dhe së fundmi si mësuese pranë shkollës “Meleq Gosnishti”, Patos. Ajo është e martuar dhe nënë e dy djemve. Pranvera Rizai do të jetë një alternativë e duhur për Patosin, që ka kaq shumë nevojë për ndryshim rrënjësor. Ndryshim që do të vijë nga njerëz si Pranvera, anëtarë të nderuar të komunitetit, me vlera dhe kontribute në ndihmë të njerëzve dhe zonës të cilën do ta drejtojnë me përkushtim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.