Kjo është Shqipëria ku po jetojmë
Sot na u ilustrua më së miri Shqipëria ku po jetojmë.
Naftëtarët e raskapitur të cilët kërkojnë pagat po dhunohen nga policia, njëri prej tyre madje u arrestua. Tashmë ata janë kriminelë që po shkelin ligjin. Ai që u ka vjedhur pagat ndërkohë është i ftuar i nderit në ballon e fundvitit në Kryeministri.
Ai është një biznesmen i nderuar, shok i ngushtë me kryeministrin. Në një vend normal, i dyti do ishte në burg dhe i pari do festonte me familjen. I dyti do jepte llogari dhe i pari do i gëzohej fëmijëve. I dyti do mbulohej me turp e i pari me dafina. Por ne padrejtësisë i kemi bërë monument.
Monument që zmadhohet e madhështohet sa herë ne ulim kokat përballë tij. Kur të ngremë kokën të gjithë si shoqëri, do jetojmë në një vend normal./#
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



