Kjo është Shqipëria!
Ilir Demalia
Nga sokaku i të marrëve
Pse mendoj ndryshe nga ju, nuk do të thotë që ju e doni Shqipërinë më shumë se unë.
Fjala nuk ka më vlerë. Përbetimet janë bajate dhe shëmti shpirtërore si degradim mendor i folklorizmit-primitiv të një shoqërie pa ndërgjegje dhe drejtësi.
Sa është shkëputur shoqëria shqiptare nga mitet e diktaturës dhe shërbëtorëve të saj dhe sa ka si modele vlerat dhe modelet e qytetrimit, lirisë, demokracisë-liberale, e tregojnë tre foto nga “Sokaku i të marrëve” sa për mijra fjalë. Ulërasin për padrejtisinë dhe mitet e rreme të shqiptarëve si primitivitet shoqëror dhe kulturor. Si modele të trashegimise së trashëgimtarëve të diktaturës në demo(n) kracinë shqiptare.

1. Foto shtëpia e diktatorit Enver Hoxha në Gjirokastër rikonstruktuar nga shteti demo(n)kratik.
2. Shtëpia e iconës së realizmit socialist gjatë sundimit më kriminal të Enver Hoxhës, ndjekësit të tij letrar si aksion politik, Isamail Kadare. Shtëpia e rimodeluar e zgjeruar e modeluar pa asnjë gjë nga origjinali, por si kulturë manipulimi e ndertuar me parate e taxpaguesve shqiptarë si tjetër mashtrim pa realitet.
3, Shtëpia e Mysinë Kokalarit, modeles intelektuale, kurajos qytetare, heroinës dinjitare, që në sallën e gjyqit deklaroj:
“Pse mendoj ndryshe nga ju, nuk do të thotë që ju e doni Shqipërinë më shumë se unë”. Klith në heshtje, dhimbje, padrejtësi, zhgënjim e rrënuar nga flakët shtëpia e Kokalarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



