Kjo protestë mund të dështojë, por tjetra që do të sjellë fundin do të jetë e përgjakshme
Ne nuk kemi frikë! Kjo ngjan shumë me atë që kalon në pyll në të errur dhe ja merr këngës që mos të dëgjoj zërat e pyllit dhe të lemeriset por të dëgjoj zërin e vet. Po nuk menduat se në luftë shkohet dhe për të vdekur, më mirë ikni në shkollë, mos çani kokë; ka vite që asnjë student në Shqipëri nuk ngel edhe po ka ngel ndonjë i vazhdon studimet në Gjermani sepse këtu ngel ndonjë që di, se ata që s’dinë u thërrasin profesor, doktor, ing. Këtu çdo gjë është përmbys.
Ja psh Socialistët nuk votuan Prof. Dok. Maqo Lakrorin modelin e qytetarit pedagogun e katedrës së automatikës, modelin e njeriut të ditur e qytetarë, socialistin demokrat me i priruri për të punuar në grup, por vajtën zgjodhën këtë dobiçin arrogant që nuk pyet njeri përveç se tmerrohet kur ata që e vunë dhe e pregatitën bëjnë vetullën hark.
Unë jam i bindur për një gjë kjo protestë mundet të dështojë se ashtu janë treguesit e saj, por një gjë është e sigurtë, tjetra që do sjell fundin do të jetë e përgjakëshme, nuk do kursej asnjë nga të shënuarit si armiq të shqiptarëve që po marrin arratinë të ndjekur nga vendi i tyre. Fund i lajmëruar për vrasësit për grabitësit tritolvënës, për porositësit e vrasjeve, për mbështetësit dhe ortakët e terrorizmit, për evazorët e mëdhenj fiskal si grabitës të drejtëpërdrejtë të pasurive kombëtare, për vrasësit e shpresës dhe vazhduesit e Oligarkisë Kriminale, nuk janë as më të fortë nga Sadami as nga Kadafi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



