KLD mblidhet për gjyqtaren Majlinda Andrean, ja vendimi që mori
KLD mblidhet për Majlinda Andrean, ja vendimi që mori Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur dje me kërkesë të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori për të diskutuar në lidhje me mandatin e gjyqtares Majlinda Andrea. Një muaj më parë ishte pikërisht kjo gjykatë që dënoi për korrupsion kolegen e saj, duke i dhënë 3 vite shërbim prove. Ndërsa KLD ka vendosur që të ndërpresë mandatin e gjyqtares Majlinda Andrea. Më 14 qershor, Kolegji gjykues më relator Evelena Qirjakon kanë vendosur ta shpallin fajtore kolegen e tyre për akuzën e korrupsionit duke e dënuar me 4 vite burg, dënim për të cilin vendosën pezullimin në 3 vjet në shërbim prove. Për bashkëshortin e saj Odhise Andrea gjykata vendosi dënimin me 1.5 vite burg. Çiftit Andrean iu hoq edhe e drejta që për 5 vite të ushtrojnë funksione publike. Gjithashtu gjykata dënoi nga 1 deri në 1.5 vite burg të akuzuarit e tjerë Petraq Dashi, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino. Por vendimi i KLD-së ka bërë edhe emërime të reja e lëvizje në gjykata.
- Njoftimi i KLD-së
- Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, më datë 17.07.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi me diskutimin e kërkesës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë për fillimin e procedurave për deklarimin e përfundimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë zj. M.A. Në përfundim të diskutimeve, anëtarët e Këshillit vendosën t’ia kalojnë për shqyrtim këtë çështje, Presidentit të Republikës. Në vijim Këshilli mbështetur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 34 datë 10.04.2017, lidhur me mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës të pensionit, nuk miratoi kërkesën për deklarimin e mbarimit të statusit për shkak të mbushjes së pensionit për disa gjyqtarë. Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vijoi me shqyrtimin e kërkesës dhe miratimin e komandimit të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë z. Durim Kadiu pranë Gjykatës së Lartë. Këshilli shqyrtoi edhe kërkesën e kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje zj. Esmeralda Çeka, lidhur me nevojën e komandimit të një kryetari pranë kësaj gjykate, për shkak të përfitimit nga ana e saj të lejes së barrëlindjes, në muajin korrik 2017. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli vendosi emërimin e përkohshëm të gjyqtares Saemira Hila për të ushtruar detyrën e Kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, deri në përfundimin e lejes së barrëlindjes së kryetares aktuale. Më tej mbledhja vijoi me miratimin e kërkesës së pesë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me objekt “Futja në rend të ditës të shqyrtimit të çështjes në lidhje me dhënien e lejeve të papaguar sipas nenit 24 të ligjit nr.96/2016”, kërkesë e cila u miratua nga Këshilli.
- Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


