KLGJ kërkon shtesë në buxhet
Buxheti i parashikuar për Këshillin e Lartë Gjyqësor do të jetë 5.66 miliardë lekë.
Kreu i ri i KLGJ-së, Ilir Rusi u shpreh gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet Ligjore se ky institucion ka bërë kërkesa për pajisje teknologjike dhe godina për gjykatat sin ë kryeqytete po ashtu dhe ato në rrethe.
“Buxheti i parashikuar për KLGJ është 5.66 miliardë lekë. Kemi bërë kërkesa për pajisje teknologjike të kohës. Ne kemi parashikuar edhe vënien e projekteve në zbatim për ndërtimet e reja dhe rikonstruksionet për gjykata e Korçës, Dibrës, Tiranës e të tjerë”, tha Ilir Rusi.
Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka kritikuar kreun e KLGJ Ilir Rusi duke thënë se para se të kërkojnë shtesa në buxhet duhet të justifikohen milionat që janë marrë ndërkohë që numri i dosjeve për tu shqyrtuar mbetet ende i lartë.
Çupi tha se është shqetësues fakti që ka më shumë fatalitete se dosje të shqyrtuara.
Ndër të tjera deputetja theksoi se harta gjyqësore ka dështuar pasi qytetarët vijojnë të rropaten sa në një gjykatë në tjetrën.
“Harta gjyqësore dështoi, justifikoni milionat që keni marrë. Numri i dosjeve të pashqyrtuara i lartë. Fatalitetet janë më të mëdhaja seç keni dosjet. Duhet të mbani përgjegjësi”, tha Çupi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



