Kllounbabagjyshi Rama dhe Leo pa taksistin
Naim Noka 
Vijon reklama dhe propaganda butaforike në emisionin e Ardit Gjebreas, në Tv Klan sepse historia e Leos së vogël të paralizuar ka prekur plot nerëz sepse është bërë publike . Kryeministri Edi Rama, duhet ta dijë ose më saktë të informohet dhe të mësojë numrin e saktë të disa qindrave si Leo që jetojnë në këtë vënd.
Një makinë për show mund ta jepte edhe një biznesmen i thjeshtë, mjaft që Arditi ti bënte reklamë; me regjizurë, parapregatitje me filmime etj. Por duhej zgjedhur ai, që eshte “zeusi i mire ” që i ka të githa, lekun, shpirtin babaxhan, dhemshurine, lotët dhe humanizmin .
Kujdes ! Vetëm në “Ka një mesazh për Ty” në Tv Klan. Situata groteske propagandes që të vjen për të vjellë …. Harron që është Kryeministër dhe jo bufon babagjysh dhe se fëmijët si Leo të gjithë janë njëlloj dhe në kushte skandaloze. Si prindërit e Leos janë shumë dhe nuk mund të jetë pjesë e mesazheve të Ardit telebingos.
Edhe ata kanë shkruar letra për babagjyshin me kërkesa shumë të thjeshta nga Leo, si ushqim dhe mbijetesë por …. nuk i ka lexuar Arditi.
Edhe ata do të donin një makinë që të shkojnë në shkollë dhe shumë fizioterapistë që ti ndihmonin,por nuk i dëgjon njeri dhe nuk do ta kenë kurrë shansin e Leos .
Vazhdon programi i edukimit të masave popullore me babagjysh Edi Ramën edhe pse po lemë gjysmën e Janarit dhe jemi futur ne vitin e Skënderbeut ,me bubullima tritoli ….
Të paktën o Babagjysh Rama, provo në mëngjes të fillosh ndonjë punë dhe të menaxhosh situatën ekonomike se e ke si karroca e Dylit. Situatën politike nuk e ke problem se e shtyn me ERTV live dhe me kazanbatuta…. Vetingun e ka në dorë Prekurorja e re.
Mos konsumo vezë peshku gjatë Janarit se kështu thotë shenja jote e horoskopit . Meqe Leos i bleve makine , mos harro bëj një telefon atij taksistit dhe pyete me delikatesë si po shkojnë punët në këtë vend dhe mendimin për ty. Mos ja përmend 14 ml eurot e pallatit te Lulit se do te thotë vetë.
Degjoje se jane shtuar thashethemet se ai Begeti i “Agon Chanel ” do na rrjepë lekuren në arbitrazh … As ndërtimet e kullave gjigande të oligarkëve mos ja përmend se nuk harron taksisti . Fushatën e ujit, vetingun dhe arrestimet e disa peshqëve, se e ka merak vete dhe ka për të bilbilosur taksisti. Mundohu ta pyesësh me stil për opozitën dhe protestën më 27 janar dhe mos e ngacmo më për Saje qorrin …. lëre të shprehet vetë. Se mos e nxjerr tek “Ka një mesazh për Ty” edhe taksistin?!
Kujdes me regjinë se me Leon binte shume në sy parapregatitja. Për siguri lërja Arditit , e qan këtë punë është mjeshter i servilizmit dhe mesazhit për ty…. Sa here ke nevojë per të shplarë llumin e opinionit të keq në popull Arditin e ke një telefonatë larg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



