Klodi I. Hoxha/Saimir e di pse vlejnë lotët e tu më shumë se të popullit?
Lotët e Tahirit sonte më kujtojnë gjithë ata që u arrestuan për lidhjen e dritave, gjithë ata të rinj që u kapën me një cigare hashash, gjithë ata punëtorë që arrestoheshin në vend tê pronarit që po ndërtonte pa leje, gjithë ata qê u tërhoqën leckash kur protestuan për kauza të drejta dhe gjithë ata që janë vetëvrarë në burg sepse e drejta nuk u doli kurrë.
E di pse vlejnë lotët e tu më shumë se të popullit? Sepse ju keni mundësinë të dilni publikisht dhe ai invalidi që shteti yt e rras brenda për lidhje të paligjshme nuk e ka këtë shans, maksimumi do e shohin xhandarët e burgut duke u përpëlitur se ka lënë fëmijët në errësirë.
Djali juaj nuk do jetë kurrë në ato kushte megjithëse mesazhi juaj ishte i qartê sonte teksa e pëmende disa herë: Mos ma prekni tim bir dhe unë nuk do nxjerr emra.
Uroj fort që arrestimi yt të jetë domino për gjithë klasën politike në vend dhe po e dimë që partia të bëri kurban, por ja bëre vetes dhe askujt nuk po i plas rrota!
Megjithatë prapë ti zoti Tahiri je thjesht një hallkë e vogël në gjithë këtë klasë politike të inkriminuar, me opozitë dhe qeveri pa përjashtim.
P.S: Qoftë Erion Veliaj i radhës pas teje o Sajmir!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



