E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klodian Tomorri: BE i ka vendosur kushte Ramë, mos hajde të kërkosh para pa rregulluar gabimet
Sot

Klodian Tomorri: BE i ka vendosur kushte Ramë, mos hajde të kërkosh para pa rregulluar gabimet

https://www.instagram.com/reel/C9koVHmNvxQ/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Gazetari Klodian Tomorri ka folur në lidhje me seancën e sotme parlamentare, ku pritej të diskutohej për skandalin e fondeve IPARD, ku janë vjedhur 33 mln euro.

Gjatë bisedës në një emision Tomorri u shpreh, se Bashkimi Europian i ka vendosur kushte Shqipërisë për të marrë fonde të tjera nga taksapaguesit europianë.

“Pse është e rëndësishme interpelanca dhe që qeveria të japë llogari. Transparenca duhet në këtë rast, sepse BE i ka vënë kushte qeverisë. I ka thënë që duhet të rregullosh ato gjëra të cilat ti ka gjetur raporti i OLAF dhe pa rregulluar ato, mos hajde të më kërkosh para.

Tani këta e mbajnë mister. E mbajnë konfidencial, nuk e di njeri se çfarë duhet të rregullojnë këta dhe çfarë kanë gjetur ata.

Çështja dhe interesi publik është ky; Opozita duhet ti kërkojë qeverisë dhe prandaj duhe transparenca, se çfarë po bëni ju, se këta fermerë që nuk marrin para nga BE, si mund të përfitojnë.

Kryetari i grupit parlamentar thotë se, ne po i bëjmë përpjekjet, por nuk duam ti zbulojmë që tani ato se na dëmtojnë.

A ka më qesharake se kjo. Nuk e di a ndiejnë turp ata kur i thonë ato gjëra, apo jo”, tha në SYRI TV, gazetari Klodian Tomorri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.