E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kolegët” e BKH,  kontroll  në shtëpinë e Erion Veliajt
Uncategorized

“Kolegët” e BKH, kontroll në shtëpinë e Erion Veliajt

Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë që në orët e para të mëngjesit për kontroll në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

5 oficerë të BKH-së, me mandate kontrolli, kanë shkuar rreth orës 8 të mëngjesit në banesën e Veliajt, por janë përballur me një situatë të pazakontë, pasi kryebashkiaku apo familjarë të tij, nuk kanë pranuar t’u hapin derën për kontroll.

Vetëm pas mbi 1 orë pritje, oficerët e BKH janë futur për kontroll në banesën e kryebashkiakut ku ndodhen edhe aktualisht.

Erion Veliaj po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, aferën 5D, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.