E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koment epik nga Agim Xhafka: Mos pirdhni në proteste, ec e dëgjo ambasadat pastaj…
Sot

Koment epik nga Agim Xhafka: Mos pirdhni në proteste, ec e dëgjo ambasadat pastaj…

Opinionisti Agim Xhafka njihet për komentet e tij pikante lidhur me aktualitetin politik dhe social në vendin tonë.

Ditën e sotme ai ka publikuar një koment vërtet të veçantë që lidhet me protestën e djeshme të opozitës dhe reagimet që pasuan, sidomos nga përfaqësitë e huaja.

Ambasadori austriak në vendin tonë, Johan Sattler mendon se opozita gaboi me dhunën në protestën e së shtunës.

Në Twitter ai shkroi se gjithçka ishte mirë, derisa nisën të fluturonin gurët.

“Shqipëria del në lajmet austriake 3-5 herë në vit. Dje ishte një nga këto raste, fatkeqësisht, dhe tema kryesore ishte dhuna. Ishte një spektakël force qytetarësh të angazhuar derisa nisën të fluturonin gurët. Mundësi e shpërdoruar. Sjellje jo e rrallë për opozitën aktuale”, shkroi Sattler në profilin e tij.

Ja komenti i plotë i Agim Xhafkës

“Në protestën e ardhshme do ketë qetësi absolute. Buzëqeshje pa fund. Veç një frikë kanë organizatorët. Mos dikush pjerdh pa leje e ec dëgjo ambasadat pastaj:”Dënojmë dhunën!” do klithin një javë mëngjes,drekë,darkë…”

Image

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.