E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kompania celulare në “black out”! Qytetarët e zhgënjyer: Nuk jemi njoftuar
Uncategorized

Kompania celulare në “black out”! Qytetarët e zhgënjyer: Nuk jemi njoftuar

Klientët e kompanisë celulare “One” janë ankuar mëngjesin e sotëm se nuk kanë arritur të kenë shërbim në pajisjet e tyre telefonike.

one

Të indinjuar, qytetarët janë shprehur në rrjetet sociale se shërbimi nuk ka funksionuar në asnjë qytet të Shqipërisë, madje as në numrat me kontratë.

Disa prej tyre kanë shprehur pakënaqësinë edhe se kompania nuk i ka njoftuar paraprakisht për ndërprerjen e shërbimit, i cili raportohet se ndaloi për disa orë.

Sakaq, ende kompania One nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë incident, shkaqet e të cilit nuk dihen akoma.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që abonentët e kësaj kompanie ankohen për cilësinë e shërbimit, teksa më herët ka pasur ankesa edhe nga deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe.

Braçe më herët ka denoncuar publikisht kompaninë telefonike “One, pasi sipas tij, prej gati një muaj nuk funksionin asnjë shërbim.

WhatsApp-Image-2023-08-24-at-12.42.54
WhatsApp-Image-2023-08-24-at-12.43.03
WhatsApp-Image-2023-08-24-at-12.43.12
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.