E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kompania Wizz Air lë në aeroportin e Hamburgut qytetarët shqiptarë pa njoftim
Sot

Kompania Wizz Air lë në aeroportin e Hamburgut qytetarët shqiptarë pa njoftim

Wizz air vijon të jetë një linjë tepër problematike në të gjitha vendet ku operon.

 Vonesat e fluturimeve  ka shkaktuar pakënaqësi tek pasagjeret qe po fluturojnë nga Hamburgu në Tiranë. Nëna me fëmijë të vegjël enden nëpër aeroportin gjerman pa një përgjigje për shtyrjen pa afat që nga ora 14:30.

Një qyetare  na ka nisur fotot nga ky aeroport duke  u ankuar për pritjen në Hamburg.

Mediat  disa herë kanë  shkruar  pēr skandalet e  Wizz Air por shërbimi dhe problemet përsëriten thuajse çdo ditë.

Wizz Air  nuk ka dhe aq bileta të lira  edhe pse marketingu i  saj bëhet si operator me kosto të ulët.

Bileta  mësipër kushton jo pak por 279 euro kthimi nga Hburgu për në Tiranë. Po shërbimi? Duke  iu referuar historikut në pjesën dërmuese të destinacioneve kjo kompani ka patur vonesa, anullime fluturimesh, probleme në  rimbursimin e biletave etj.

Problemet e medha çmimet e shtrenjta!

Dikush duhet të përgjigjet për shërbimin skandaloz të kësaj kompanie ajrore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.