E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koncensioni i leshit
Sot

Koncensioni i leshit

Berberi i Fierit është akoma në qiell të shtatë. Tani iu harrua mbiemri. Berberi i Ramës e therrasin dhe e tregojnë me gisht. Mbrëmë organizoi një party nga gëzimi. Pas dy gotave me Pepsi u tregoi shokëve: – Do kërkoj ta marr me koncension kokën e Ramës!

Heshtën të gjithë sa zuri në gojë fjalën kokë. Në trutë e gjithkujt po krijoheshin skena horrori. Por Bledi, kusheriri i tij ia priti: – Ti beson se Rama do ketë lesh në kokë për tërë jetën? Se sikur ai…

Nisën kukurisjet dhe gallatat. Por kjo pyetje nuk ngeli pa përgjigje. Dikush solli shembullin e checkup-it: – Bën analiza, nuk bën analiza, koncesionari i merr lekët. Dhe ti këndo, me lesh, pa lesh, Ramë më paguaj që të më kesh.

Por vulën e vuri vetë berberi. – Edi mbase pas ca vitesh nuk do ketë lesh në kokë, por nuk do i mungojë leshi në pjesë të tjera të trupit. Pra, unë nuk ngelem pa punë.

Kështu u la. Sot do hartonin kërkesën e nesër do e nisnin në Tiranë. Ja pra që, dhe koka e Ramës do ketë së shpejti koncesionarin e shkurtimit periodik të leshit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.