Konferenca e Berishës për vitin 2024: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, jo ai që bëri protesta kundër NATO
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, projeksionet janë që samitin e NATO në Tiranë në vitin 2027 e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në aleancën e Atlantikut verior dhe jo ai që bëri protesta kundër.
‘Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo’, tha Berisha për gazetarët.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët ka zbardhur skemën e Veliajt për udhëtimin e tij në SHBA.
Sipas Berishës, Veliaj në dëshminë 5-orëshe ka rrëzuar çdo gjë që ka dëshmuar herën e parë për 8 orë.
Ndër të tjera theksoi se Veliaj po tenton të fajësojë bashkëshorten Ajola Xoxa dhe vjehrrën e tij.
Më tej tha se Veliaj po tenton të mbushë komunitetin ndërkombëtar se Sali Berisha po e persekuton për të marrë statusin e azilantit politik.
“Është bileta e Erion Veliajt, e cila thotë se është nisur me datën 28 dhe e ka kthimin me datën 18 janar. Çfarë komenti kam unë? Komenti është ky.
Skema e përdorur cilido që ka abc e kodeve dhe ligjeve ishte mbathja se të arrestuam.
E vërteta është në dëshminë 5-orëshe, ka rrëzuar çdo gjë që ka mashtruar në seancën 8-orëshe para disa muajsh. Aty është pyetur a e njeh ti filanin, hera e parë që e dëgjoj, a ke llogari në filan vend, kurrën e kurrës. Tani do të fajësojë velicën dhe vjehrrën. I kanë renditur të paktën minimumi 16 mashtrime duke krahasuar dëshminë e parë dhe të dytë.
Pastaj thotë ma bënë me hile se më thanë se je person në dijeni dhe pastaj në hetim.
Ligësia e tij ekstreme është kjo. Ai po e mbush komunitetin ndërkombëtar se po persekutohet nga Sali Berisha për të marrë statusin e azilantit politik. E ka kërkuar apo jo këtë nuk mund të them.
Në deklaratë tha se do të kthehet për dy ditë, bileta thotë të kundërtën”, tha Berisha.
“U bëj thirrje organeve ligjzabtuese të SHBA të bëjnë gjithçka për rikthimin e Veliajt në Tiranë nëse ai tenton të kërkojë azil politik. Nuk mund të përdorësh SHBA-në si trampolinë për akte të tilla.
Kë do të takojë ai. Në bashki ka deklaruar se po shkoj se do ta zgjidh atje se këtu nuk e zgjidha dot.
Çfarë do të zgjidhë atje.
Ndaj thirrja ime është për organet ligjzbatuese të SHBA të marrin çdo masë për rikthimin e tij në Shqipëri nëse tenton të devijojë fluturimin apo të zgjasë kohën e fluturimit”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


