E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konferencë për shtyp nga zyra e Skëndërbeut
Sot

Konferencë për shtyp nga zyra e Skëndërbeut

Ilir Demalia

Sipas burimeve të oborrit mbretëror-kryeministror Rilindas, mësohet se shumë shpejt, do të dalë për një konferencë shtypi Vojsava.

Sipas burimeve të afërta brënda oborrit, Skëndërbeu Rilindjes, nuk është në gjëndje të mirë. . .

Por edhe pse alucinacionet, ankthet, paranoja, po e përkeqsojnë frymë-marrjen, Skënderbeu Rilindas, po merr frymë, për ti dhënë frymë atdheut më shpëtimtarin.

Urdhëri i tij i fundit ka qenë të priten gjithë pemët e fiqve. Sidomos fiku me rrënjë nga qyteti Stalin.

Ka projektuar edhe pasardhësin, i cili ka dhënë prova të forta në luftë me Helenët. I ka shpëtuar vdekjes dhe kërcënimeve Helene disa herë, por flamurin me shkabë, ushtari hero i betejës, mbas i prenë këmbët gjylet e para, e mbante me duar. . .

Mbasi gjylja e radhës i preu dorën e djathtë, e mban me të majtën. . .

Mbasi i preu të djathtën, e mban me të majtën. . .

Mbasi i preu dhe dorën e majtë, e futi në gojë shkopin e Rilindjes dhe e shtrengon me dhëmbë. . .

Duke u zvarritur, hyn në oborrin kryeministror me shkopin në gojë, dhe flamurin. . .

Triumfator këndonte para Skëndërbeut kryeministror!

– ”Kur ne niseshim për marshim,
socialistët qanin me ngashërim..”

– ”Ne p… të sëmës ne po vemi,
kush nuk beson,borxh nuk ja kemi..”

Skëndërbeu i tha Ismail flamurit, të gëzosh flamurin!

Ismail duke mbajtur shkopin në goj pyet:

-Po ku po shkojmë me këtë flamur?

Skendërbeu Kryeministror ju gjegj:

– Mbaj shkopin mos e hiq nga goja!

– Po fluturojme në qiell, Laert Ismaili, e duhet te kemi kujdes nga kometat.

Në pritje të konferëncës së shtypit nga Vojsava, do të mësojmë dhe trashëgimtarin e Skëndërbeut të Rilindjes, shkopin e fikut apo fikun e shkopit.

P.s vargje adoptuar nga Shvejku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.