E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konstituohet Këshilli Bashkiak i Tiranës/ Çollaku: Nga sot, Erion Veliaj kryetar i Komitetit Ekzekutiv
Politikë

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Tiranës/ Çollaku: Nga sot, Erion Veliaj kryetar i Komitetit Ekzekutiv

Erion Veliaj është betuar sot si kryetari i bashkisë së Tiranës pas konstituimit të Këshilli Bashkiak monist të kryeqytetit.

61 këshilltarët e dalë nga votimet monopartiake të 30 qershor janë betuar sot duke konstituar edhe “parlamentin” e ri të qytetit, ndërsa kryetar i tij u zgjodh zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

Lidhur me këtë ngjarje reagon edhe anëtari i Kryesisë së PD, një herazi ish anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku, raporton Syri.net.

Sipas tij, nga sot monizmi është kthyer në formë e përmbajtje, ndërsa Erion Veliaj nga sot mund të quhet kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës.

“Bashkia vdiq e bashkë me të dhe kolona tjetër e sistemit demokratik, Vetëqeverisja Vendore. Nga sot nuk ka të zgjedhur të qytetarëve por të emëruar të qeverisë.

Nga sot monizmi është kthyer në formë e përmbajtje.

Nga sot Erion Veliaj është kryetar i ri i Komitetit Ekzekutiv Tiranë.

Kryetari i fundit komunist i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës ka qenë Xhemal Tafaj.

…Suksese Erion, unë besoj kujtimi yt do të mundë kujtimin e Xhemalit..”, shkruan Kreshnik Çollaku në reagimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.