E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kori Narko-Oligarkik kunder Sali Berishes!
Sot

Kori Narko-Oligarkik kunder Sali Berishes!

Albina Deda

Nuk eshte e re ne forme dhe as permbajtje ofensiva e paskrupullt e mbeturinave te komunizmit tash 27 vjet kunder dr.Berishes.
Ne vitet ’92 e ne vijim nga pozitat e te mundurit qe nuk deshiron te leshoje fronin e me pas nga pozita fitimtari kurre social komunizmi nuk ja fali Liderit te Demokracise luften e lidershipin e tij kunder diktatures.
Pra kjo nuk perben çudi.
Çudi nuk ben as bashkimi i mbeturinave anti shqiptare e antidemokratike per marrjen me dhune e korrupsion,blerje e mashtrim te pushtetit si ne rastin e viteve ’97 e 2013 nen slloganin bastard”Qelbesira te ketij vendi bashkohuni te rrezojme Berishen dhe PD-ne nga pushteti me ç’do mjet e me ç’do kusht”!
Ajo qe te befason eshte se kjo hakmarrje sa mizore po aq dhe primitive vazhdon dhe sot me intensitet e sponsorizim te shumefishuar.
Rasti i fundit kur nje Aleance preverse narko-oligarkiko-mediatike eshte lidhur per ti mbyllur gojen e censuruar lirine e fjales dhe reagimit publik Sali Berishes,i cili eshte dhe zeri me i fuqishem,me i guximshem dhe kurajoz po aq dhe me realisti ne kete vend.
Natyrisht kjo eshte e pritshme.
Ne historine e krimit e per me teper te krimit shteteror dihet mire se kur cenohen interesat e tij ekonomiko-politike ai jo vetem nuk tulatet por reagon ashper dhe dhunshem.
E si do te reagonte ndryshe Narkoshteti kur me qindra raste jane denoncuar nga vete goja e Berishes dhe Opozites.
Sa avione e skafe me droge jane detyruar te kapen?
Sa pushtetare,deputete e ministra jane deskretituar me prova pa kontestim nga Sali Berisha.
Sa deputete kriminele e zyrtare te larte jane detyruar te braktisin kolltukun e ti dorezohen drejtesise?E pra nuk eshte pak.
Eshte opozita me e papare ne kontekstin e nje narkoshteti me gen teresisht eshe fiziologjikisht te majes se piramides te diktatures komuniste.
Fatkeqesisht ketij kori te zi perkohesisht per interesa meskine dhe ekonomike i jane atashuar diku hapur e diku fshehtas dhe nje tufe diplomatesh qe perfaqesojne shtete te fuqishme mike dhe institucione reputative nderkombetare.
Ky eshte nje skandal dhe rikthen tablone e 50 viteve me pare kur Shqiperia komuniste mburrej nga perfaqesuesit e Mao Ce Dunit,Kim Ir Senit apo langaraqe si Zhoao Amazonas e Fosko Dinuçi.
Por dijeni mire se sa do e fuqishme te duket Narko Oligarkia eshte veçse vegim i rreme.
Ajo po perjeton grahmat e fundit.
Kokaina e korrupsioni,kanabisi dhe koncensioni nuk e shpetojne hajdutin e lirise,flamurtarin e varferise Edi Rama.
Kori i korbave dhe NarkoAleanca kunder Berishes eshte perveç te tjerash nje konspiracion i paramenduar antishqiptar.
Por besoni se aspirata e nje populli as nuk mposhtet as nuk drogohet.
Profetesia poetike e te madhit Fan Noli mbi karakterin e popullit tone perballe mbijeteses dhe lirise shprehet qarte ne paralajmerimin”Se kercet,pelcet furtuna,fryhet Vjosa e derdhet Buna….”!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.