KPA kthen në detyrë gjyqtaren Semiramis Hoxhollin
KPK tejkaloi kompetencat për gjyqtaren e sapo emëruar
Kolegji rrëzon vendimin e KPK për Gjyqtaren Administrative të Tiranës Semiramis Hoxholli dhe e rikthen atë në detyrë.
Kolegji vendosi të mërkurën që të prishë vendimmarrjen e Komisionit me katër vota pro dhe një kundër për shkarkimin nga detyra të Gjyqtares Hoxholli, duke e rikthyer atë në detyrë. Si klauzole ishte konstatimi si shkelje nga ana e KPK e cila nuk duhet ta kishte kontrolluar fare gjyqtaren pasi ishte e sapo emëruar në detyrë dhe nuk ishte subjekt i kontrollit të vettingut.
Vendimi konsideron të pabazuar vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kishte shkarkuar më parë nga detyra Gjyqtaren Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Semiramis Hoxholli. KPA deklaroi në orët e vona të të mërkurës prishje të vendimit të KPK dhe urdhëroi si dhe të pushojë çështjen si të marrë tej juridiksionit të KPK.
KPA njoftoi mbrëmjen e të mërkurës se trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz, pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin e Hoxhollit, vendosi me katër vota pro dhe një kundër (shumicë votash) të prishë vendimmarrjen e Komisionit dhe të pushojë gjykimin e çështjes.
Semiramis Hoxholli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016. Pas një periudhe si gjyqtare stazhiere në Gjykatën e Tiranës, ajo u emërua në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku e ushtroi funksionin deri në momentin e shkarkimit nga detyra.
Me vendimin nr.452, datë 24.09.2021, Komisioni pasi arriti në konkluzionin se, subjekti i rivlerësimit znj.Hoxholli kishte arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë si dhe kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale, e shkarkoi atë për kriterin e kontrollit të figurës pasi u përfundua se ajo kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm në lidhje me këtë kriter. Nga Komisioni u konstatua se ajo nuk kishte deklaruar dënimin e vëllait të saj për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”. Pretendimet e gjyqtares Semiramis Hoxholli për padijeni për dënimin e vëllait në Greqi si i ikur kur ajo ishte vetëm 13 vjeç nga Shqipëria si dhe faktit penal e dënimit të tij të ndodhur gati dy vite përpara edhe se ajo të bëhej pjesë e Shkollës së Magjistraturës, nuk u konsideruan bindëse dhe në përputhje me provat prej Komisionit. Për rrjedhojë, ai vendosi shkarkimin e saj për mosdeklarim të vëllait si kontakt i papërshtatshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


