KPK – SI MËSHIRË RIVLERËSIMI; TOLERON SHKELJET
E PROKURORIT SAIMIR HYSA- SHKARKIMIN IA NGEC ILD-s!

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e mbylli fundin e sezonit me dy subjekte të rivlersimit: prokurorët: Bardhyl Shehu dhe Saimir Hysa. I caktuari për senacën e parë, Prokurori Shehu, duke ruajtur statusin i të qenurit i fundit, reagoi “heroikisht”, identik si i Fundmi i Mohikanëve!… Si një martir i vertetë, prokurori Bardhyl Shehu, u ngjit në majen e malit të shkeljeve te tij ligjore! Flaku Barrën e provave dhe të shpërdorimit të detyrës! Për të mos rënë i gjallë ne duart e KPK-istëve, u hodh në greminen e abuzimeve, që vete e kishte krijuar ndër vite!…
Në këtë rast, KPK-s nuk i mbeti gjë tjetër, veçse të shkarkonte “barrën” që i mbeti në duar!
Nuk mori vendim, por thjesht mbylli dosjen, duke i shprehur prokurorit në heshtje urimin: – I qoftë Falë Vetes së Tij!…
Prokurori tjetër Saimir Hysa u paraqit në sancën e dytë. Ndryshe nga kolegu i mëparshëm, nuk ndoqi rrugën epiko – heroike! Strategjia e tij ishte më efiçente! Prokurori Saimir Hysa zgjodhi të shpalose, atë çfarë ka bërë në mënyrë perfekte, për gjate gjithe karrierës së tij: – Të kacavirret e të zvarritet , me maskën e gjynahqarit veshur fytyrës ; dhe me zërin e mekur si i ardhur nga përtej varrit; të përfitoje keqardhjen e të tjerëve, e të vegjetojë si parazit, në një institucion të rëndësishëm, si prokuroria e kryeqytetit!
Në kriterin e pasurisë u justifikua, se të gjitha pasuritë që zotëronte, ia ka falur vellai!
“-Shtëpinë në plazh e ka blere vellai ne vlerën 1.4 milion. Une kontribuova me 1/3 e vleres e vleres me Shumen 200.000 lekë!!! Vëllai më fali edhe pjesën e tij! Makinen ma bleu vëllai kur ishim ne Austri.
-Më tha merre, mbaje!
– Per Apartamentin deklaruar 60.000 Euro ne Tirane ne vitin 2011, mbuluam shpenzimet per kestin e parë. Shumën 15000 Euro ma dha Vëllai.
– KPK konstaton se vlera e apartamentit eshte paguar 85000 Euro ne momentin e nenshkrimit te Kontrates.
Prokurori deklaron se 25000 euro i mora kredi!
– KPK: -“Shlyerja e Këstit eshte bërë përpara se te disbursohej kredia!” – Prokurori thote se 25000 euro e kestit mi dha hua nje mik! Borxhin ma dha vellai ne 2014. Nuk beme kontrate! Ia Ktheva ne vitin 2018 dhe beme kontrate!
Pra vellai i dha leket ne mirebesim, pa kontrate! Kur i mori nuk ishte i sigurt(!) donte kontrate! (Eshte e qarte: Kontrata, formale i duhej prokurorit per te mbuluar diferencat!)
Konstatimi i KPK: – “Subjekti huadhënës kishte burime të mjaftueshme finaciare per te mbuluar kreditimin e dhënë”
– Miku kishte burime te mjaftueshme per te mbuluar dhenien e borxhit!…
Në fakt konkluzioni “Subjekti huadhënës kishte burime të mjaftueshme”; përdoret gjeresisht ne analizat e KPK. Megjithate, kjo nuk do te thote, se ky koncept mbart ne vetvete peshën e vertetesise absolute! Më së shumti duket si nje argument i gjetur, per ti rënë shkurt!
Nese ekziston dyshimi ne vertetesine e deklarimit te subjektit te rivlersuar; subjekti huadhënës konsiderohet i dyshuar ne dhenien ose jo te vleres monetare. Ndaj verifikohen te dy!
Pavaresisht se ne balancat financiare te tij, ka gjendje likuiditeti, nuk presupozon, se detyrimisht kreditori ia ka dhene huane subjektit te rivleresimit!
Hetimi i kesaj rrethane, behet pikerisht se ekzizton dyshimi paraprak, se subjekti rivleresimit, e ka disponuar vete kete vlerë, te cilës ai duhet ti justifikojë burimin!
Çfare i kushton te cilesuarit kreditor, pa i dhene asnje vlere monetare, te deklarojë:
-Po, ia kam dhene parate pa kontrate! Kontraten e bëmë kur ai ma ktheu borxhin!
Me asnje lloj pergjegjesie dhe asnje lloj rrisku nuk ngarkohet kreditori!
Saktesisht kete formule perdori prokurori Hysa. Te gjitha ia ka falur vellai!…
A thua se vete prokurori Saimir ishte femije Befotrofi! Jetonte falë bamiresisë së të vëllait! Apo ndihmes se miqve!
Ndoshta këtë ndjesi dhimbsurie ua krijoi edhe komisionit te rivleresimit!
Megjithatë, duke parë sa i pazoti paska qenë në venien e pasurisë, krijohet idea se prokurori ka qene tmerresisht i perkushtuar profesionit!
Por edhe ne kriterin e profesionalizmit, prokurori Hysa ishte shumë herë më keq se sa për gjynah!
Nga çeshtjet e hetuara rezultoi se prokurori ishte më copë -copë!
U referua nje çeshtje e hetuar nga prokurori, ku një prind akuzon stafin mjekesor te spitalit, per shperdorim te detyres. Një femije i porsalindur ishte diagnostikuar me virusin HIV- Aids. Akuza ndaj stafit mjekësor te spitalit, bazohej ne faktin, se asnjeri prej prinderve nuk ishte i infektuar me kete virus. Dyshimi bie mbi stafin mjekesor, gjate nderhyrjes!
Prokurori Saimir Hysa nuk i therret per ti pyetur, por e pushon çështjen me arsyetimin absurd:
-“Mungojnë provat apo indiciet për të krijuar dyshimin e arsyeshëm”, për ekzistencën e një vepre penale!
“-Fakti që fëmija është infektuar gjatë kohës së qëndrimit në spital, nuk përbën domosdoshmërisht vepër penale”!!!”
Kallezuesi e padit ne gjykate pushimin e hetimit te prokurorit. Gjykata urdheron rifillimin e hetimit! Por prokurori, jo vetem nuk e mori vetë inisiativen per ti pyetur familjaret, por as edhe kur gjykata e urdheroi te fillonte hetimin, nuk i thirri per ti pyetur!
Pyetjes ne komision: – Pse nuk e zbatove vendimin e gjykates?
Justifikimi prokurorit:- Ne gjykate kishin paraqitur prova, qe nuk ishin ne kallezim!
Ok. Nuk ishin ne kallezim. Tani qe i pa se kishte prova te reja, pse nuk e rinisi hetimin?
Aq me tepër që gjykata i ka lënë detyrimin e rifillimit te hetimit!
Por serish Kryeneçi Saimir, ne vend te rifillimit te hetimit, apelon vendimin e gjykates!
Gjykata e Apelit kundërshtoi ankimin e prokurorit! Gjykata thekson se: “Prokurori nuk mund të vendosë mosfillimin e procedimit penal, me pretendimet se nuk kanë mjaftueshëm një bazë ligjore”. Në Vendim evidentohet se: -Kur Gjykata lë disa detyra, organi i akuzës, për t’i kundërshtuar ato “duhet të pretendojë pamundësinë reale të marrjes së provave dhe jo te pretendoje nevojshmërinë apo jo të marrjes së këtyre provave. Sidomos kur në këtë rast bëhet fjalë për prova “karakteristike dhe klasike!”
Gjykata e Apelit konkludon se: -“Organi i akuzës është i detyruar, me qëllim hetimin e plotë e të paanshëm të procedimit, të përmbushë detyrat e lëna nga gjykata!”
Eshtë e paimagjinueshme të besosh, se si ky prokuror, më i paafti dhe më i rëndomti ndoshta në gjithë sistemin, gjen kurajon, që pa asnjë lloj kompetence profesionale, të rrezojë, çështje me problematika kaq specifike dhe totalisht shkencore!
E më e tmerrshme akoma është kokëfortësia, për ti shkuar deri në ekstrem kundërshtimit të tij!
Në fakt nuk ka të bëjë me karakterin e tij prej kryeneçi! Përkundrazi, me temperametin, vetëbesimin, aftesite dhe vizualitetin, prokurori Saimir transmeton saktesisht portretin e të mëshiruarit!
Pikerisht ky status e bën atë të vendosur në kërkesat dhe ankimet e tij!… Gjykatat përgjithësisht e trajtojne si për gjynah! Shpesh ia formulojne vete ose ia japin te gatshme argumentet apo edhe konkluzionet mbi te cilat ai bazohet në pretencat e tij! Ia tolerojne mangesite dhe paftësinë me qëllimin “- Po ja bejme këtë nder Sajmes!… Te nxjerrë edhe ai, se është gjynah!…”
E njejta kembëngulje prej mushke e prokurorit edhe në një tjeter çështje te referuar ne KPK.
Behet fjale per miratimin e lejes mjedisore ne Valbonë. Prokurori Saimir Hysa vendos mosfillimin e hetimin, me arsyetimin se: ”-Kallezimi eshte bere per miratimin e lejes mjedisore, dhe jo per falsifikimin material! Kompania nuk e dinte per pretendimet që jane ngritur… Takimet vertetohen se jane bërë, nga deklarimet e 4 personave; dhe nuk mund te hidhen poshte nga ata qe nuk kane qene prezent!
-Po prandaj eshte bere kallezimi, per manipulimin e 4 personave dhe perjashtimin e te gjithe banoreve, per shkak te falsifikimit, nga vendimarrja per nje zone të tërë ku ata banojnë; e që u takon te gjithëve!
Nje manover e perdorur shpesh nga prokurori Saimir Hysa ne çështjet e hetuara prej tij, eshte evidentuar zvarritja e hetimit. Kjo mesa kuptohet, i jep kohe prokurorit, jo ti hetoje ne themel çështjet, por ti mbyllë sportivisht, me nenin e kalimin të afatit!
E ketij stili duket se eshte edhe çeshtja Chez-DIA, e hetuar nga ky prokuror! Shuma qe duhej te rikthente kompania e Kastriot Ismailajt, kompanive te tjera ishte 4.5 milion eruro!
– Kushedi sa ëndrra ka parë prokurori(!)… derisa erdhi koha, per ta mbyllur çeshtjen per kalimin e afatit, bazuar ne nenin 186/2!…
Pikerisht per keto praktika hetimi, prokurori Saimir Hysa eshte evidentuar si ndër prokurorët, më problematike në analizat e Prokurorit të Përgjithshëm, për:
1- Shkelje te kërkesave të neneve 287,323 e 324 të KPr; – Në regjistrimin e proçedimeve penale, zgjatjen e afateve të hetimit; dhe mungesen e vendimeve per zgjatjen e afateve te hetimit! Interpretime te gabuara te ligjit! -Zvarritje për shkaqe subjective…
2 -Shkelje të kërkesave te neneve: 30/2, 290 e 291 te K.Pr.Penale, per urdherat e delegimit dhe vendimet e mosfillimit te procedimeve penale: Ne shume raste u gjeten skematike, te pergjitheshme, te ceketa dhe me kryesorja pa afate konkrete per kryerjen e detyravet hetimore.
Për keto shkelje, nje grup i tërë prokuroresh, me propozim te Prokurorit te Pergjithshem u shkarkuan nga presidenti! Ndersa Prokurori Saimir Hysa, vetem brenda nje viti kishte 7 shkelje te tilla, shpëtoi me: Paralajmërim për shkarkim nga detyra! (…e po gjynah!… – mesa duket eshte doza e imunitetit të tij!)
Jo pa qëllim, për shumicën e çështjeve, prokurori Saimir zgjedh mesin e arte ne vendimarrje: -Mosfillimin e Hetimit! Eshte e kuptueshme, duke njohur sistemin e drejtesisë dhe mentalitetin shqiptar: (-Paguaj shpejt; të shpëtosh sa më parë!…)
E jo rastësisht prokurori Saimir Hysa nga 0 vlere pasuri deklaruar ne vitin 2004 rezulton pas 18 vjetesh me 15.300.000 lekë të reja pasuri! Vetëm pasuri te paluajtshme 9.700.000 milion lekë te reja!
Por edhe pas konstatimeve, pasaktesive dhe deklarimeve te dyshimta, prokurori Saimir Hysa, si ekzemplar i njohur i defiçencës, ka edhe ai efiçencën e tij!… Me justifikimet foshnjarake, prokurori arriti sërish përfitojë keqardhjen e KPK-s!
Instikti i hileqarit dukej se i faniti para fytyrës mirazhin e suksesit! U mat të kapej mbi dy litarët e varur, për të kapercyer në bregun tjetër… Per fat jo aq te mirë, të prokurorit Saimir, njëra ishte pikërisht linja tensionit Chez!; dhe bashkë me çështjen tjetër, të dyshuara për shkelje, KPK i lau duart -duke ia ngecur hetimin e tyre ILD-s!
Deri atëhere, Saimir Hysa do te jetë sërish gjynah… pavarësisht se me pazotësinë dhe abuzimet e tij, kushedi sa të tjera çështje, prokurori sërish do i marrë në qafë!…
Shit-Blerja e batërdishme e drejtësise shqiptare prej vitesh, tashmë eshte e konfirmuar ligjerisht!
Çdo dite shohim para syve kalbësirën e një sistemi, ku zyrtaret e drejtesise, te konsideruar si ajka e intelektualizmit, ndershmerisë, moralit dhe dinjitetit – Qelbin dynjane me pisllëqet e shpirtit dhe makutërisë së tyre!
Eshtë shpresë e mirë, që këtë veting e bëjnë institucionet e reja shqiptare! Me gjyqtarët dhe prokurorët e përzgjedhur nga vetë sistemi. Janë këta, qe kanë mbi supe peshen e një rivleresimi të drejtë te kolegëve; e njekohesisht, kanë shansin të ridimensionojne e rigjenerojnë edhe profilin e mentalitetin e tyre… përfshi edhe keqardhjen e panevojshme!…
Justica_Autopsi.AL23

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


