E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KQZ i jep   MAJKOS mandatin e BLLAKOS
Politikë

KQZ i jep MAJKOS mandatin e BLLAKOS

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit, Pandeli Majkos, duke zëvendësuar mandatin e ndërprerë të Alqi Bllakos, i cili u arrestua për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në atë që konsiderohet si afera e inceneratorëve.

Kujtojmë se Majko dorëzoi më herët mëngjesin e kësaj të hëne, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.

Veterani socialist do të zërë karrigen e Alqi Bllakos të cilit iu vunë pranga me kërkesë të SPAK për të shkak të përfshirjes në aferën e Inceneratorit të Fierit.

Pandeli Majko u largua nga Kuvendi pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, sepse nuk arriti të grumbullonte votat e nevojshme për të thyer herësin, pasi ishte renditur jashtë listës së sigurt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.