KQZ lexon shkresën e prokurorisë për kryebashkiakun e Mallakastrës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për ditën e premte seancën për të diskutuar rezultatet e verifikimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Sipas leximit që sekretari i KQZ , Ylli Merkaj i bëri shkresës së Prokurorisë rezulton se Qerim ismailaj është i dënuar me 3 vite burg në mungesë në Greqi për konflikt në kohën kur ishte emigrant.
Po ashtu rasti i kryebashkiakut u denoncua nga PD, teksa Ismailaj nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Ylli Merkaj: Pranë prokurorisë së përgjithshme, në datën 9.01.2020 është paraqitur një kërkesë nga PD me objektin verifikimin e pastërtisë së figurës së Qerim Ismailit. Prokuroria ka kërkuar nga KQZ që të paraqesë formularin e vetëdeklarimit për këtë subjekt.
KQZ ka paraqitur formularin e vetëdeklarimit të gjitha dokumentet. Prokuroria ka kryer verifikimit brenda dhe jashtë vendit në datën 14.06.2021 ka dërguar në KQZ vendimin për miratimin e rezultateve të verifikimit për Qerim Ismailaj.
Sipas dispozitivit të këtij vendimi të Prokurorisë së Përgjithshme nuk rezulton të ketë gjeneralitete përveç atyre të deklaruara në formular.
Rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga autoriteti gjyqësor i huaj në Greqi. Rezulton se Qerim Ismailaj në mungesë është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 3 vite burg ‘për konflikt ose përleshje’, parashikuar sipas kodit penal të Greqisë.
Avokati: Jemi njoftuar për tu paraqitur ditën e sotme në këtë seancë për shqyrtimin e rezultatit të prokurorisë për kryetarin e bashkisë Mallakastër, Qerim Ismaili.
Do kërkoja të merrej kërkesa për një seancë dëgjimore sepse doja të bëjë një mbrojtje sa më efektive duke paraqitur provat. Kam edhe kërkesën me shkrim.
Kërkoj kohë për të paraqitur mbrojtjen me shkrim. Është një afat shumë i shkurtër. Mjafton edhe një ditë. Nëse ju e vlerësoni.
Celibashi: Dakord, do ta pranojmë kërkesën tuaj. Shtyhet për të premten ora 11:00
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


