KQZ miraton komisionierët e PD-së zyrtare
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur të pranojnë komisionerët e PD-së zyrtare, duke u tërhequr kështu nga kërkesa e Ilirjan Celibashit, i cili dha afatin 48 orë për plotësim me dokumente shtesë.
Sipas shkresës zyrtare ky vendim është tashmë në fuqi dhe PD zyrtare me kryetar në detyrë Enkelejd Alibeajn do të marrë pjesë në zgjedhje e përfaqësuar nga komisionerët e saj.
Më herët dhe Alibeaj deklaroi se dokumentacioni është në përputhje me ligjin dhe kodin zgjedhor.
Pas këtij vendimi duket se është kapërcyer edhe konflikti i PD zyrtare me kreun e KQZ, i cili nuk regjistroi PD e përfaqësuar nga Alibeaj, duke kërkuar dokumentacion shtesë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



