E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KQZ pranoi  firmën e Bashës si kryetar i PD, Meta shkon në zyrën e Berishës
Politikë

KQZ pranoi firmën e Bashës si kryetar i PD, Meta shkon në zyrën e Berishës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është duke zhvilluar një takim me ish kryeministrin, Sali Berisha në selinë blu.

Takimi i tyre vjen një ditë pasi KQZ vendosi të regjistrojë grupimin e Alibeajt me logon e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë ditës së djeshme Partia e Lirisë publikoi edhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, teksa konfirmoi se do të mbështesë kandidatët e Primareve për kryetarë bashkie.

Nga ana e tij ish kryeministri Berisha është në negociata me disa forca politike nga krahu i djathtë për të formuar një koalicion për zgjedhjet e 14 majit, ku do të mundë të regjistrojë edhe kandidatët e tij për kryetarë të bashkive dhe këshillave bashkiakë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.