E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KQZ publikon ndarjen e vendeve për Këshillat Bashkiakë/ PS merr shumicën e mandateve
Politikë

KQZ publikon ndarjen e vendeve për Këshillat Bashkiakë/ PS merr shumicën e mandateve

KQZ ka bërë zyrtar rezultatin sa u përket Këshillave Bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.

Për Këshillat Bashkiakë ishin në garë 1613 mandate për 61 bashkitë e vendit, ku shumicën e tyre e ka marrë Partia Socialiste.

Sipas të dhënave nga KQZ-ja, Partia Socialiste ka marrë 758 mandate. Më pas e dyta si forcë renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 292 mandate, ndërsa PD e vulës renditet forcë e tretë me 7 mandate më shumë se PSD, e cila ka marrë 116 mandate.

Nga të dhënat zyrtare shihet qartë se PS-ja jo vetëm ka fituar numrin më të madh të kryetarëve të bashkive në rang vendi me 53 + 1 në koalicion me subjektin politik MEGA, por renditet forca e parë politike edhe sa i përket proporcionalit, duke marrë pjesën dërrmuese të vendeve në Këshillat Bashkiakë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.