E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreshnik Collaku/Denimi i kriminelit Mlladic,nje lehtesim per genocidin ne trojet shqiptare
Sot

Kreshnik Collaku/Denimi i kriminelit Mlladic,nje lehtesim per genocidin ne trojet shqiptare

Denimi i sotem i Ratko Mlladic nga Gjykata Nderkombetare e Hages,eshte nje ngjare me e madhe se e nje dimensioni juridik.
Denimi eshte nje akt humanizmi ne nderim te mijra viktimave te shkaktuara nga politika te frymezuara e zbatuara nga individe te tipit Ratko Mlladic.
Denimi eshte nje akt historik qe sanksionon perfundimin me triumf te se drejtes te nje nder proceseve me te dhimbshme ne historine e Ballkanit.
Denimi mbart gjithashtu nje vlere te vecante politike,vleren se bota e qyteteruar e demokratike nuk do te toleroje individe dhe vullnete politike qe shohin dhunen dhe shtypjen e te drejtave njerezore si mjet per realizmin e qellimeve politike e nacionaliste.
Denimi i nje krimineli te nivelit te Ratko Mlladic,bashkepunetorit te afert te kasapit te Ballkanit Sllobodan Milloshevic,vecanerisht eshte nje lehtesim per kombin shqiptar,nje lehtesim per viktimat shqiptare,per genocidin ne trojet shqiptare,nje shperblim per besimin e palekundur te shqiptareve tek e drejta paqja dhe te vlerat demokratike

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.