E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreshnik Çollaku:Në rast se do dalim në protestë kjo qeveri nuk do të rrijë më nëpër zyra
Uncategorized

Kreshnik Çollaku:Në rast se do dalim në protestë kjo qeveri nuk do të rrijë më nëpër zyra

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, kreu i këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, foli rreth aksioneve politike të demokratëve.  Çollaku tha se sigurisht që do të ketë protesta, por kur ato të fillojnë qeveria do të rrëzohet dhe se nuk do të ketë më kthim mbrapa.

‘Protestat nuk janë një objekt për tu eglendisur ata që nuk kanë më çfarë merren. Protesta nuk është qëllim por armë politike dhe kur do të përdoret me efektivitet 100 Për qind.

Në rast se do dalim në protestë kjo qeveri nuk do të rrijë më nëpër zyra. Protestat e opozitës do të jenë të organizuara, dhe do të dalim për ti rrëzuar’, theksoi Çollaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.