Kreshnik Çollaku:Po rilind Aleanca e Qelbësirave…e kjo i bën shumë mirë ambientit publik e politik
Në një kohë kur parlamenti me mbushet me pseudo-deputetë të blerë e të shitur e kur po krijohen parti të reja për ti shërbyer mazhorancës, anëtari i Kryesisë së PD-së, kreshnik Çollaku të gjithë këtë e quan Aleancë të Qelbësirave.
Sipas Çollakut, bashkimi i tyre sot e bën nesër ambjentin politik e publik më pak të ndotur.
“Po rilind Aleanca e Qelbësirave…e kjo i bën shumë mirë ambientit publik e politik.
Kur kjo histori të mbarojë, e do të mbarojë shpejt…të gjithë do të jetojmë në një ambient më të pastër.
Ndaj,delirantë,mashtrues,pazarexhinj, dallkaukë me kollare ose jo, të shitur e të blerë…bashkohuni se ju ka ardhur dita. Merrni mandate e kapni bashki, zhgërryhuni ekraneve,lëpini e pështyni…trasheni ndotjen e zullumin deri në fund.
Bashkohuni e duke u bërë bashkë ju sot, nesër ambienti do te jetë me pak i ndotur”, shkruan Çollaku në Facebook.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



