E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i policisë Hitaj, shuan thashethemet për vdekjen e turistes në Palasë
Sot

Kreu i policisë Hitaj, shuan thashethemet për vdekjen e turistes në Palasë

Pas aludimeve dhe akuzave të ngritura në publik për një tentativë të mundshme për të mbajtur të fshehtë vdekjen e një turisteje të huaj në Palasë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, jep sqarimet e para për mënyrën se si është trajtuar ngjarja nga autoritetet.

Kreu i policisë Hita hedh poshtë pretendimet për fshehjen e rastit dhe shpjegon arsyet pse Policia nuk publikoi fillimisht një njoftim zyrtar. Sipas tij, veprimet e para hetimore kanë treguar se turistja ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe, sipas mënyrës së re të komunikimit të Policisë, raste të tilla nuk raportohen më publikisht si ngjarje kriminale.

Kreu i Policisë sqaron gjithashtu procedurat që ndiqen kur një shtetas i huaj humb jetën në Shqipëri, bashkëpunimin me Prokurorinë dhe përfaqësitë diplomatike, si dhe çështjen e debatueshme të reagimit të shërbimit shëndetësor. Hita thekson se materialet i janë referuar Prokurorisë dhe se çdo pretendim për vonesë të ndihmës mjekësore duhet të verifikohet mbi bazën e provave dhe akteve procedurale.

1, Pse Policia e Shtetit nuk e bëri publik rastin menjëherë pas ngjarjes, por reagoi vetëm pasi ai u publikua në media? A ishte kjo një procedurë standarde apo një vendim i qëllimshëm për të mos e bërë publik?

“Policia e Shtetit nuk ka asnjë interes për të fshehur ngjarje. Në këtë rast, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore në vendngjarje. Në fazën fillestare të hetimit, prioritet ka qenë kryerja e të gjitha veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorinë. Nga veprimet e para rezultoi se bëhej fjalë për një vdekje natyrale (arrest kardiak). Policia reagoi më datë 05.08.2026,  për të informuar publikun mbi keqinterpretimet e krijuara për rastin ne rrjetet sociale. Nuk eshte ngjarje kriminale por nje rast i nje vdekje natyrale dhe nuk ka procedure standarte qe duhet te raportojm vdekjet natyrale” 

2. Si i përgjigjeni akuzave se Policia është përpjekur ta mbajë të fshehtë këtë ngjarje? A mendoni se mungesa e një njoftimi zyrtar në kohë ka krijuar terren për spekulime dhe ka cenuar besimin e publikut?

Pretendime të tilla nuk qëndrojnë. Policia e Shtetit nuk e ka fshehur ngjarjen dhe nuk ka pasur asnjë interes për ta mbajtur të fshehtë këtë rast. Duke qenë se nga veprimet e para rezultoi se bëhej fjalë për një vdekje natyrale, në zbatim të mënyrës së re të komunikimit publik, e cila synon eliminimin e njoftimeve pa interes publik, për rastet e humbjes së jetës për shkaqe natyrale nuk publikohet më njoftim zyrtar.

3. Kur një shtetas i huaj humb jetën në Shqipëri, cilat janë procedurat standarde të Policisë për informimin e publikut?

Në çdo rast të humbjes së jetës së një shtetasi të huaj, Policia kryen veprimet hetimore sipas Kodit të Procedurës Penale, njofton Prokurorinë, bashkëpunon me përfaqësinë diplomatike ose konsullore të shtetit përkatës dhe informon publikun në mënyrë transparente kur informacioni është verifikuar dhe kur rrethanat e ngjarjes janë të dyshimta ose të natyrës kriminale. Rastet e humbjes së jetës për shkaqe natyrale nuk përfshihen  më në procedurën e re të komunikimit publik pasi nuk kemi te bejme me ngjarje kriminale. 

4. Kur një shtetas i huaj humb jetën në Shqipëri, cilat janë procedurat e Policisë në lidhje me hetimin dhe dërgimin jashtë të viktimës?

Pas përfundimit të procedurave ligjore hetimore, përfshirë ekspertimin mjeko-ligjor kur është i nevojshëm, bashkëpunohet me përfaqësinë diplomatike të shtetit të viktimës dhe me familjarët për procedurat e riatdhesimit të trupit, sipas legjislacionit shqiptar dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në fuqi.

5. A ka konstatuar Policia e Shtetit se ka pasur vonesë në reagimin e shërbimit shëndetësor në rastin e vdekjes së turistes në Palasë? A është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të verifikuar të gjithë zinxhirin e reagimit, nga momenti i sinjalizimit deri te mbërritja e ndihmës mjekësore?

Policia e Shtetit, menjëherë pas marrjes së njoftimit, ngriti grupin hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, kreu veprimet e para hetimore, nga të cilat paraprakisht rezultoi se bëhej fjalë për një vdekje natyrale. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Për sa kohë çështja është në shqyrtim nga Prokuroria, i takon këtij institucioni të nxjerrë konkluzionet përfundimtare në lidhje me rrethanat dhe shkakun e ngjarjes.

6. A mund të konfirmoni nëse vonesa e pohuar nga qytetarët në vendngjarje e shërbimit mjekësor është një nga pistat që po hetohet zyrtarisht, apo deri tani nuk ka elemente që e mbështesin këtë pretendim?

Policia e Shtetit nuk paragjykon rezultatet e hetimit. Çdo pretendim i ngritur nga dëshmitarët apo persona të tjerë verifikohet në kuadër të hetimeve mbështetur në prova dhe në aktet procedurale./ Replike.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.