Krim i rëndë në Pogradec, burri masakron gruan e tij
Krimi në Pogradec, zbardhen detaje të reja. Banorët tregojnë si ndodhi vrasja
Një krim i rëndë ka tronditur Pogradecin mëngjesin e sotëm, ku një 49-vjeçar masakroi me thikë e sqepar bashkëshorten e tij. Bashkëshortët Bashkim dhe Demirke Mekolli jetonin vetëm në banesën e tyre në fshatin Blacë.
Ata ishin prindër të një djali 16-vjeçar që jetonte në Itali. Dyshohet se ka qenë një grindje e çastit që ka nxitur krimin e rëndë, ndërsa çifti ishte vetëm në banesë. Pasi e ka qëlluar dhjetëra herë për vdekje me sqepar e thikë, burri vrasës ka dalë nga banesa duke e lënë trupin e pajetë të gruas brenda.
Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar më pas policinë që ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia ka shoqëruar më pas 49-vjeçarin, i cili pritet të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.
Flet babai i autorit
Krimi i rëndë brenda familjes ka tronditur sot Pogradecin. Bashkim Mekolli ka qëlluar me sëpatë dhe thikë bashkëshorten e tij Demirka Mekolli (në foto). Më pas trupin e ka lënë në shtëpi.
Për krimin ka dëshmuar babai i autorit. I moshuari ka treguar se djali i tij kishte kohë që kurohej nga depresioni, ndërsa ishin në gjendje të rëndë ekonomike.
Dëshmia e babait të Bashkim Mekollit:
“Djali ka qenë prej kohësh i kuruar me depresion. Krimin e ka kryer kur ka qenë jashtë kontrollit. Kishin kushte të vështira. I kam marrë në banesë sepse jetonin në kasolle.
Sapo kam dalë nga shtëpia më ka lajmëruar nusja e nipit për vrasjen. Kur kam shkuar e kam gjetur nusen të pajetë, të masakruar, të mbuluar me gjak, ndërsa djali me thikë në dorë vinte vërdallë nëpër oborr”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


