Krimi në Tropojë nuk ndalet…!

Nuk flitet më per krime kunder personit por per krimin më të rende që shekujt që vijnë nuk mund ta riparojnë.Eshte krimi kunder natyres,kesaj mrekullie që ndonese në kushte të renda të motit e jeteses ka mbajtur në Alpe një komunitet solid sa vete historia dhe legjendat e Kombit.Por sot jo..!Gjithshka po ndryshon dhe natyra eshte konvertuar në shkrumb e beton.Pas larjes së hesapeve me Valbonen dora kriminale i eshte kthyer Masivit e kurores Alpine të geshtenjave.Piromanet i kane vene zjarrin zanafilles te ketij masivi pikerisht ne Geghysen.Ate qe po i ndodh sot ketij vendi nuk kane mundur ta bejne as topat e pashallareve osman te cilet u hakmorren kunder Col Delise e djemve te Geg Hysenit qe vrane sundimtaret turq ne kullat e Ali Pashe Drenit ne Gjakove.Jeta e ketij komuniteti mbeshtetet ne 4 shtylla te cilat do te pasuronin nje komb e jo me një komunitet te atrofizuar në 12.ooo banore nga mbi 45.ooo qe kishte në vitet ’90. 1-Pasuria minerare e cila eshte vjedhur e sterkequr joshkencerisht nga mafja shteterore.
2-Pasuria ujore me dy hidrocentrale ku njeri menaxhohet nga Shkodra e prej nje viti dhe ai i Fierzes i ka kaluar Pukes!
3-Lugina e Valbones e cila siç dihet po perendon me lavdine e saj per te mbushur gushen e te pangopurve oligarko-pilitike!
4-Masivi gjigand i geshtenjes(me i madhi në Ballkan).i cili per 30 vite jo vetem nuk eshte trajtuar shkencerisht por se fundi po digjet dhe asnjë kujdes nuk verehet dhe as penalizim i autoreve te kesaj masakre!
Ja pra kjo eshte panorama e Tropojes Alpine të cilen asnje pushtues nuk e tundi nga trolli ndersa sot kushtrimi i dikurshem per luftë kunder hasmit”Ne 7 e 70 vjeç të gjithë me dale” eshte shenderruar ne kushtrim kobezi per t’jua leshuar trojet pashallareve te pushtetit qe per 30 vite po i bejne hyzmet vetem xhepit.Sot nuk di optimist as dhe nga personazhet e iluministit Volter të kete me fuqi per të enderruar per mirë veçse per tu larguar nga vendlindja me lot në sy e mallkim ne shpirt!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



