E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kriset aleanca? Trump: Duhet ta kishim nxjerrë Spanjën nga NATO
Bota

Kriset aleanca? Trump: Duhet ta kishim nxjerrë Spanjën nga NATO

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar ashpër Spanjën për dështimin në përmbushjen e angazhimeve financiare ndaj NATO-s, duke sugjeruar për herë të parë mundësinë e përjashtimit të këtij vendi nga aleanca ushtarake.

Deklarata e fortë u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Finlandës, Alexander Stubbs, në Shtëpinë e Bardhë.

“U kërkova vendeve të NATO-s të shpenzonin 5% të PBB-së për mbrojtjen, jo 2% si më parë. Shumë menduan se nuk do të ndodhte, por ndodhi. Të gjithë po e bëjnë, përveç njërit, Spanjës. Ata nuk kanë justifikim për të mos e përmbushur. Ndoshta duhet t’i kishim përjashtuar nga NATO, sinqerisht,” deklaroi Trump.

Sipas Trump, shumica e vendeve aleate kanë përmbushur kërkesën për rritjen e shpenzimeve ushtarake, përveç Spanjës, të cilën ai e cilësoi si “pengesë” për aleancën.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur NATO po përgatitet për sfida të reja gjeopolitike, përfshirë tensionet me Rusinë dhe përforcimin e mbrojtjes kolektive në lindje të Evropës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.