Kriza politike, Ruçi takon Delegacionin e Parlamentit Evropian
Pas takimeve të mbrëmshme, Delegacioni i Parlamentit Evropian ka zhvilluar mengjesin e sotem një takim me kreun e Kuvendit Granoz Ruçi.
Mësohet se kreu i Kuvendit ka deklaruar se Parlamenti është legjitim sepse ka ardhur nga zgjedhje të ndershme.
“Objektivat për integrimin jane drejt përmbushjes dhe reforma në drejtësi po ecën me shumë sukses”- ka thene Ruci, duke shtuar se “Vettingu eshte jetik për drejtësinë dhe Shqipërinë”.
Sipas Ruçit, në qershor organet e reja të sistemit te drejtesise do te jene në funksion të plotë.
Ai ka pohuar para delegacionit se reforma ka mbështetjen e 99% të shqiptarëve, nderkohe qe ka sqaruar se paketa per reformen elektorale eshte e depozituar në Kuvend.
Ne pergjigje te akuzave te opozites, Ruci ka thene se “Zgjedhjet e 2017 jane të certifikuara nga 100% e numuruesve të opozitës, zgjedhjet kanë probleme, por ato zgjidhen në Kuvend dhe Kuvendi eshte në dispozicion të opozitës”.
Sipas tij, opozita gëzon të drejta që unë ai si opozitar nuk i ëndërronte.
“Basha ka folur dy orë më shumë se Kryeministri dhe opozita tre orë më shumë se maxhoranca, por opozita ka refuzuar të përdore kontrollin parlamentar”- tha Ruci.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



