E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiaku i vdekjeve, dhe i kullave të betonit
Politikë

Kryebashkiaku i vdekjeve, dhe i kullave të betonit

Mashtron me pemë, mbjell çdo ditë kulla’ kulla…

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, duke iu referuar të dhënave më të fundit të ndotjes në Tiranë të vlerësuara nga ‘Numbeo’, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, që tregon se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e parë të 2019-s, akuzon kryetarin e bashkisë Erion Veliaj që duke betonizuar Tiranën, e ka kthyer ajrin në qytet në burim kanceri për qytetarët.

‘Ajri i Tiranës, burim kanceri për qytetarët! Tirana, kryeqyteti më i ndotur në Europë! Kryebashkiaku i vdekjeve, mashtron çdo ditë në tv me gjoja pemë të reja, ndërkohë që mbjell kulla.

Numbeo, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e parë të 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e këtij viti Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Europës!

Në 4 vite mandat ka betonizuar qytetin duke ja kaluar edhe 11 viteve të Edi Rames, nga sipërfaqja e betonit. Planifikon masaker urbane duke shkatërruar cdo hapësire të gjelbër, për ta shndërruar në kullë, duke filluar nga hapësirat e liqenit artificial. Ka miratuar më shumë se 780 leje ndërtimi, ku 80% e tyre janë për ndërtesa mbi 13 kate. Edhe rezultati është i matshëm, ajri më i ndotur në Europë.

Pemët propagandistike me ndonjë artist të sponsorizuar me paratë e bashkisë nuk mbulojnë dot dëmin që shkon betonizimi i tejskashëm i kryeqytetit. Situata pritet të përkeqësohet nëse realizohen planet e bandës Rama-Veliaj, për kullat te teatri, kulla te biblioteka kombëtare, kullat te garda e republikës, kullat te teatri i kukullave!! Jo vetem vjedhin, plackisin pronën publike, pastrojnë paratë e pista por na rrezikojnë edhe jetën me betonizimin ekstrem të qytetit dhe ndotjen kancerogjene që shkaktojnë.’-shkruan Zhupa.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.