E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryehajduti  Rama tregon për hajdutët Berisha e  Meta
Sot

Kryehajduti Rama tregon për hajdutët Berisha e Meta

Të gjithë ata që hedhin apo mbështesin tezën se: Sali Berisha dhe Ilir Meta po pengojnë Shqipërinë pasi kanë frike se do t’i fusë Rama në burg, se Rama është i pastër nuk e ka frikë drejtësinë, ata e kanë, më duken mbetje sociale. Edhe shumë po të jenë, prap mbetje janë, të qënit shumë nuk do të thotë asgjë.
-A mund të jenë Berisha dhe Meta të korruptuar?
Po, edhe mundet!
Po ka njeri të argumentojë se Rama, njeriu i cili ka 20 në pushtet është më pak i korruptuar?!
Berisha ka 28 vjet që jeton në apartament!
Edi Rama sapo mori gjithë pushtetin në dorë jeton në saraje.
Po ka njeri të argumentojë se Rama do të fusë në burg Ilir Metën, kur të gjithë e dinë se Iliri qe sebepi që Rama të djegë vendin dhe në kohë rekord (2vjet) pas këtyre akteve, Iliri qe sebepi që Edi Rama të bëhet kryeministër!
Po ka njeri të argumentojë se Berisha e Meta janë më shumë të korruptuar se Rama, kur një km rrugë në kohën e tyre kushtonte 2 milion euro dhe në kohën e Ramës kushton 20 milion euro!
Ka njeri të argumentojë se Berisha dhe Meta janë më të korruptuar se Rama, ndërkohë që sheh sesa konçensione (ppp) kanë dhënë ata dhe sa ka dhënë Rama. Sa efektive janë konçensionet e tyre dhe sa këto që ka dhënë Rama. Kujtoni konçensionet e shëndetësisë, konçensionet e rrugëve…
Pa ka njeri të argumentojë sesa para ka vjedhur Sali Berisha dhe Ilir Meta nga betonizimi pa kthim i Tiranës dhe sa ka vjedhur Edi Rama.
Po ka njeri të argumentojë se Rama do drejtësinë më shumë se Berisha dhe Meta, dhe nuk e ka frikë atë, kur sheh se Rama, njërin nga qitësit e 21 janarit e ka bashkëpuntor të ngushtë sot!
Po ka njeri të argumentojë se Berisha dhe Meta kanë frikë drejtësinë më shumë se Rama, nën qeverisjen e të cilit droga, përhapja e saj arriti deri aty sa dukej si bimë dekorative, të cilën mund ta shihje me sy të lirë edhe në askin rrugorë Tiranë-Durrës.
Po a ka njeri të argumentojë se Berisha dhe Meta janë kriminele, ndërkohë që Rama qe i pari km i cili bëri ligj në parlament për të shembur godinën historike të teatrit për të ngrit kulla.
Unë nuk e di sa janë shqiptarët që besojnë se Rama është i pastër dhe Berisha e Meta jo!
Rama përdor një frazë në tubimet e tij me punonjësit e administratës (mitingje).
-“Ne dhe ata! Ne nuk jemi si ata. Ata kanë frikë drejtësinë, ne jo. Shqiptarët nuk janë budallenj të besojnë ata, shqiptarët na besojnë ne…”
Çdo shqiptar që beson se: Edi Rama është i pastër dhe Ilir Meta e Sali Berisha janë jo të pastër, edhe miku im qoftë, më duket një mbetje sociale. Kaq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.