E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Basha, tango me Ramën
Politikë

Kryemadhi: Basha, tango me Ramën

Monika Kryemadhi konfirmoi se LSI dhe PD nuk kanë më marrëdhënie, pavarësisht se të dyja janë në opozitë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryemadhi deklaroi vetëm se këto deklarata nuk janë asgjë e re “nga fronti i lindjes.

Pyetje: Gjatë një fjalimi të enjten në Kuvend, zoti Basha e cilësoi zotin Meta, zotin Rama dhe zotin berisha trekëndëshin e së keqes ose siç u shpreh ai trekëndëshi i Bermudës, duke i bërë fajtor për problemet që po kalon vendi, si e komentoni deklaratën e tij?

Kryemadhi: Për mua asgjë të re nga fronti i lindjes.

Kujtojmë se në  senance  e të enjtes kryedemokrati Basha për herë të parë bëri përgjegjës treshen Rama-Meta-Berisha për prapambetjen e Shqipërisë. Në fjalën e tij në foltoren e Parlamentit, kryedemokrati Basha u shpreh se ka mbaruar koha për atë që ai e quajti “Trekëndëshin e Bermudës” (Rama-Berisha-Meta).

Basha e sfidoi Ramën se do ta ketë përballë në përballjen politike, ndërkohë që e ftoi kryeministrin Rama që të votojë vetingun politik.

Gjithashtu kryetarja e LSI-së u pyet lidhur me situatën e Partisë Demokratike si dhe për përplasjet politike të Sali Berishës me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ajo thotë se nuk ka dëshirë për të komentuar çështjet e brendshme të demokratëve, teksa tha se me PD e bashkoi kauza e përbashkët deri në 25 prill.

Pyetje: Brenda partisë më të madhe në opozitë po zhvillohet një betejë e paprecedente, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se është gati të vendosë kandidaturën për kryetarin e kësaj partie si e shikoni ju synimin e zotit Berisha dhe luftën e tij me kryetarin Basha.

Kryemadhi: Nuk dua të komentoj absolutisht asnjë gjë që ka të bëjë me punët e brendshme të Partisë Demokratike, LSI është një parti e qendrës së majtë e cila ka identitetin e saj. Ne me Partinë Demokratike na ka lidhur bashkimi në kauzat për të mirën e qytetarëve siç ka qenë çështja e Teatrit Kombëtar apo siç ka qenë çështja e taksës së Rrugës së Kukësit pavarësisht sesa të suksesshme ishin iniciativat e opozitës në  atë kohë. Por nga ana e LSI angazhimi ynë ka qenë gjithmonë luajal dhe i qëndrueshëm deri në fund duke pasur parasysh që ka qenë nga të vetmet partnere e cila i qëndroi deri në fund frontit opozitar deri në 25 prill.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.