E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Çfarë e frikëson SPAK-un, që të pyesë përgjegjësin e aferës së Inceneratorit të Tiranës?!
Uncategorized

Kryemadhi: Çfarë e frikëson SPAK-un, që të pyesë përgjegjësin e aferës së Inceneratorit të Tiranës?!

Edhe një student do e hetonte me lehtësi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me hetimet e SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Në një reagim në ‘Facebook’ Kryemadhi thekson se u bë 2 vite nga kallëzimi i depozituar nga kjo parti në SPAK. Mes të tjerash Kryemadhi pyet SPAK se pse nuk thërret përgjegjësin kryesor të kësaj afere, që sipas saj është kryebashkiaku Veliaj.

REAGIMI I KRYEMADHIT
Pse SPAK ngjan me një drejtori të Bashkisë Tiranë?
U bënë plot 2 vjet e 2 javë që kur unë kam kallëzuar Inceneratorin e Tiranës në SPAK. Me dokumente, me fakte, me prova të pakundërshtueshme. Çdo shkelje e ligjit është kaq flagrante sa edhe një student i vitit 1 juridik do ta hetonte me shumë lehtësi.
Por ndërsa qytetarët e Tiranës vidhen përditë, drejtësia e kapur nga pushteti ka mbyllur sytë, veshët, gojën e nuk reagon ndaj paligjshmërisë dhe korrupsionit ulëritës të inceneratorëve.
Çfarë e frikëson dhe e pengon SPAK-un, që nuk guxon të thërrasë Erion Veliaj përgjegjësin kryesor të aferës korruptive të Inceneratorit të Tiranës?
Po bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, përse nuk thirren nga drejtësia?
Përse nuk thirret Erion Veliaj për firmën e paligjshme që ka hedhur, e cila ndryshoi fatin e koncesionit, që i dha jetë vjedhjes së shekullit dhe futi në borxh për 30 vjet qytetarët e Tiranës për inceneratorin që nuk ekziston?
Përse ky trajtim preferencial nga SPAK për kryetarin e Bashkisë Tiranë, që paguan nga taksat tona një shërbim që NUK kryhet! E ka parë i madh e i vogël, përmes videove të bëra në 180 ditë, sesi Sharra është një skenë krimi dhe vjedhje, jo një vend për menaxhim mbetjesh.
Drejtësia nuk duhet të hezitojë, as të vonojë dhe as të presë 14 Majin për të vepruar. Të vërtetat janë aty dhe do vazhdojnë të dalin edhe më shumë…..!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.