E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Edi Rama personalisht në krye të masakrës zgjedhore
Politikë

Kryemadhi: Edi Rama personalisht në krye të masakrës zgjedhore

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se dorëheqja e Edi Ramës si kryeministër është e pashmangshme.

monika kryemadhi

 

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së partisë që drejton, Kryemadhi tha se tashmë është e provuar plotësisht se në krye të masakrës zgjedhore është vetë Edi Rama.

“U provua hapur se Rama është kryeministër ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet janë ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve dhe se Edi Rama personalisht është në krye të masakrës zgjedhore. Dorëheqja e menjëhershme e Ramës e pashmangshme”, tha ajo.

Ajo thotë se largimi i Edi Ramës është detyrim për të shpëtuar Shqipërinë.

“Largimi i Rames detyrim për të shpëtuar Shqipërinë nga kaosi. Përçarja dhe konflikti i egër është synimi i vetëm i Edi Ramës. Opozita është me e vendosur se kurrë që të mos bëjë asnjë hap pas në luftën e saj për rikthimin e votës se lirë dhe për te pastruar rrënjësisht vendin nga krimi i organizuar, trafikantet dhe korrupsioni pa fre. Qëndresa e opozitës është shpëtimi i vetëm përballë qeverisë dhe Parlamentit të kriminalizuar”, tha gjithashtu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.