E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi mesazh për shqiptarët: Dhuro një jetë, sidomos për ne mbi moshën 45 vjeç është…
Politikë

Kryemadhi mesazh për shqiptarët: Dhuro një jetë, sidomos për ne mbi moshën 45 vjeç është…

Në ditën kur mbushen 15 vjet nga krijimi i pasrtisë Lëvizja Socialiste për Integrim, sot, të rinjtë e LRI dhuruan gjak së bashku me kryetaren e partisë, Monika Kryemadhi.

“Përfitoj nga rasti që në këtë përgjegjësi sociale të Lëvizjes Rinore për Integrim të fillojmë ditën e 15 vjetorit të LSI. Uroj të gjithë anëtarët e LSI dhe simpatizantët e saj kudo që janë gëzuar ditëlindjen. E fillojmë këtë ditë festimesh me një përgjegjësi sociale, “dhuro gjak, dhuro një jetë”, u shpreh Kryemadhi.

 

“Të gjitha angazhimet tona politike apo shoqërore janë për të ndihmuar njerëzit dhe për të shpëtuar jetë njërëzish. Përgjegjësia jonë sociale duhet kthyer dhe në përgjegjësi politike për të marrë përsipër përgjegjësitë tona dhe për të ecur përpara.

mona duke dhene gjak

Sot, në këtë ditë të 15 vjetorit të LSI, falenderoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat që dhurojnë gjak dhe i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të dhurojnë gjak sepse në fund të fundit është dhe e shëndetshme për të gjithë ne, sidomos për ne mbi moshën 45 vjeç është e shëndetshme për trupin dhe për organizmin por mbi të gjitha iu japim një jetë më shumë të gjithë atyre që kanë nevojë. Gëzuar të gjithëve dhe mirutakofshim në takimin e pasdites”, vijoi ajo.

Në një video live postuar në faqen në FB të LSI, dëgjohet Kryemadhi teksa mat tensionin përpara se të dhurojë gjak, që thotë se është në grupin e atyre personave që kanë grupin e gjakut A negativ.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.